Largimi i Çakos,Vasili:Rama shiti
ish-drejtorin me të cilin priu bandat

Largimi i Çakos,Vasili:Rama shiti<br />ish-drejtorin me të cilin priu bandat<br>
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Vasili shkruan në ‘Facebook’ se kryeministrit Edi Rama u tregua mosmirënjohës, pasi e shiti ish-drejtorin me të cilin priu dhe bë njësh me bandat dhe trafikantët në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas tij, të ‘suksesshmit’ zakonisht dekorohen, ndërsa këta i heqin.

“Edhe i "sukseshem" edhe e shkarkuan Haki Çakon. Te "sukseshmit" zakonisht dekorohen ndersa keta i heqin. Gjithe ajo droge pa fund ne kohen e Çakos ishte nje arritje e "papare" dhe me parate e se ciles kryeministri bleu zgjedhjet. Cfare kryeministri mosmirenjohes, si e shiti ish drejtorin me te cilin priu dhe be njesh me bandat dhe trafikantet ne 25 qershor dhe me te cilin na vuri ne faqet e para te te gjithe medias boterore”, shkruan Vasili.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan