Ministri i Jashtë rus, Sergei Lavrov, ka folur për herë të parë për sa i përket lajmit të publikuar nga e përditshmja “Izvestia”.

“Ne tashmë po mendojmë për hapa konkret”, është shprehur Lavrov sot në Majerbah të Austrisë
.
Largimi i diplomatëve amerikan vjen si përgjigje e sanksioneve të vendosura nga ish-presidenti Obama.

Ish-presidenti Obama  ndërmori aksione kundër Moskës kur shërbimet amerikane të inteligjencës akuzuan se Rusia ka hakeruar kompjuterat e Partisë Demokratike gjatë kohës kur zhvillohej fushata presidenciale dhe kandidonte Hillary Clinton.

Vet Moska i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga SHBA-të për një ndërhyrje të mundshme në zgjedhjet presidenciale.

Sipas asaj që shkruante “Izvestia”, presidenti rus, Vladimir Putin gjatë takimit me presidentin Donald Trump në Hamburg më 7 korrik, kanë diskutuar mbi sanksionet e vendosura nga Obama.

Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)