Largimi i Halimit,Basha:La gjurmë
në PD,do vazhdojë t'i shërbejë ligjit

Largimi i Halimit,Basha:La gjurmë<br />në PD,do vazhdojë t'i shërbejë ligjit<br>
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të Eduard Halimit për të dorëzuar mandatin e deputetit. Basha shkruan se dëshira e tij për ta pasur pjesë të PD ishte e madhe, por respekton lirinë e çdokujt për të marrë vendime për të ardhmen e tij.

Më tej, kreu i PD shton se Halimi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me sukses të padiskutueshme në Ministrinë e Drejtësisë dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat për ligjshmëri, kushtetueshmëri dhe luftë ndaj krimit e korrupsionit.

“Eduart Halimi vendosi sot të lërë mandatin e deputetit, të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë. Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij.

Si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një jurist i mprehtë, Ed Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese të padiskutueshme në Ministrinë e Drejtësisë, dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat tona për ligjshmëri, kushtetueshmëri, për luftë ndaj krimit e korrupsionit dhe përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Shpreh falenderimet dhe mirënjohjen nga zemra për kontributin e tij të çmuar, dhe bashkë me urimet e mia më të mira, edhe bindjen se me projektet e reja që ka, ai do të vazhdojë ti shërbejë ligjit dhe vendit”, shkruan Basha në ‘FB’.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie