Largimi i Halimit,Patozi-Bashës:
Prej teje po largohen si prej zgjebes!
Sipas ish-deputetit, sot nuk ishte dita për të folur, por për t’u fshehur gjëkundi, duke shtuar me ironi se Luli nuk të lë as të ikësh rehat. Më tej, Patozi shpreh vlerësim për Halimin, duke thënë se ishte ndër deputetët më të zotë të PD në këtë legjislaturë.
Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, ka reaguar pas vendimit të Eduard Halimit për të dorëzuar mandatin e deputetit. Patozi ka ironizuar Lulzim Bashën, teksa shkruan në ‘Facebook’ se ai ka një problem të madh pasi hesht kur duhet të flasë dhe bërtet atëherë kur duhet të mbyllë gojën.
Sipas ish-deputetit, sot nuk ishte dita për të folur, por për t’u fshehur gjëkundi, duke shtuar me ironi se Luli nuk të lë as të ikësh rehat. Më tej, Patozi shpreh vlerësim për Halimin, duke thënë se ishte ndër deputetët më të zotë të PD në këtë legjislaturë.
“E DOJA, POR S'MË DESHI... E doja, por s'më deshi", thotë pak a shumë Lulzim Basha për ikjen e papritur nga parlamenti të Eduard Halimit. Njësoj si dashnore e lënë rishtas, thotë një miku ynë në raste të tilla.
Se Lulzimi ka një problem të madh. Hesht atëherë kur duhet të flasë dhe bërtet atëherë kur duhet të mbyllë gojën. Sot nuk ishte dita për të folur, por për t'u fshehur gjëkundi, megjithë politesën politikisht korrekte të Eduard Halimit, që përcillej me maturi në dorëheqjen e tij.
Por Luli nuk të lë as të ikësh rehat, ndaj edhe foli, njësoj si ata që për të vënë vetulla, nxjerrin sytë e tyre. A thua se nuk mjaftonte shpjegimi i të zotit të punës, i cili, jashtë çdo diskutimi, ishte ndër deputetët më të zotë të Partisë Demokratike në këtë legjislaturë.
Sepse nga dëshira që të mos lexohej, se prej tij po largohen, si prej zgjebes, e bëri edhe më të kuptueshme atë që po ndodh realisht në Partinë Demokratike.
I kërkoj ndjesë Eduard Halimit për këto rreshta, sepse nuk do të kisha guxuar kurrë të komentoja vendimin e tij, nëse nuk do të kishte hyrë në valle, për të zezën e vet, Luli. Dhe këtë të fundit e kisha të pamundur të mos e respektoja për atë që tha”, shkruan Patozi.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.1%
-
Jo
49.3%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: SPAK dhe baltëhedhja ndaj tij
31 Korrik, 08:09
-
Përfshihet nga flakët magazina në autostradën Tiranë-Durrës, shtëllunga të mëdha tymi ‘mbulojnë’ zonën (VIDEO)
31 Korrik, 08:01
-
Lufta/ Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh vritet në Iran, grupi palestinez: Përshkallëzim serioz! Austin: SHBA do të mbrojë Izraelin nëse sulmohet
31 Korrik, 07:35
-
'Si e ke njohur partnerin?', Mikela Pupa shuan kureshtjen e ndjekësve
31 Korrik, 07:26
-
Në punë bëni kujdes...çfarë thonë yjet për ju sot
31 Korrik, 07:18
-
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024
30 Korrik, 22:54
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02