Largimi i Halimit, socialisti Manja:
Ishte një kundërshtar i vështirë

Largimi i Halimit, socialisti Manja:<br />Ishte një kundërshtar i vështirë<br>
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar me një status në Facebook pas vendimit të Eduard Halimit për të hequr dorë nga mandati. Socialisti vlerëson Halimin, ndërsa thotë se me largimin e tij peshorja e komisionit djathtas lehtësohet, pasi sipas tij ka qenë një kundër i vështirë, jurist i aftë.

Sapo mësova nga mediat se Eduard Halimi ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. U befasova! Ishte nje kundershtar i veshtire, sepse eshte nje jurist i afte. Pertej “hallit” te argumentimit juridik te pozicioneve shpesh te pambrojtshme politike te lidershipit te partise se tij, zoti Halimi mbetej gjithnje nje koleg i çmuar. Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtesohet ndjeshem per fat te keq. Megjithate jeta vazhdon dhe si kryetar i Komisionit te Ligjeve po edhe si ish-koleg deputet dhe koleg ne profesion, i uroj Eduard Halimit shendet e mbaresi ne jeten e re jashte politikes” shprehet ai.

I  zgjedhur për tre mandate radhazi deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Halimi njoftoi se ka marrë këtë vendim për shkak se nga dita e nesërme do angazhohet në një projekt ndërkombëtar për Ballkanin, i cili sipas tij do zgjasë në kohë dhe kërkon angazhim të plotë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz