Largimi i ‘Klan-it’ nga Digitalb, AMA: Kemi ankesa nga qytetarët, nisëm procedim për rastin

Largimi i ‘Klan-it’ nga Digitalb, AMA: Kemi ankesa nga qytetarët, nisëm procedim për rastin

Autoriteti i Mediave Audiovizive

TIRANE-Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas akesave që ka marrë në tre ditët e fundit nga qytetarët në lidhje me mungesën e sinjalit të televizionit kombëtar “Klan” dhe “Klan Plus” në platformën satelitore “Digitalb” dhe në dy nga platformat IPTV që ritransmetojnë paketën televizive “Digitalb”.

Në këto kushte, Këshilli i Ankesave pranë AMA-s thekson se ka mbledhur të gjithë ankesat e mbërritura pranë institucionit dhe ka nisur procedimin  së pari duke kërkuar informacion nga platforma “Digitalb” dhe Televizioni “Klan”.

AMA ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave me qëllim garantimin e të drejtave të konsumatorëve dhe shmangien e praktikave të pandershme tregtare në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive.

"Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbështetje të interesit më të lartë publik, në zbatim të ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” dhe referuar Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, nënshkruar në datën 13 qershor 2019, ka kërkuar ndërhyrjen e këtij institucionit me qëllim garantimin e të drejtave të konsumatorëve dhe shmangien e praktikave të pandershme tregtare në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive" thuhet në njoftim.

AMA e mbyll reagimin duke garantuar se mbetet e angazhuar për adresimin e plotë të situatës së krijuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet që sigurojnë konkurrencën në treg për shmangien e situatave të ngjashme në të ardhmen. Ndërprerja e bashkëpunimit midis dy kompanive erdhi për shkak të mosarritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy