Largimi i Kostës,Balla:Të votojë
reformën dhe të respektojë PS

Largimi i Kostës,Balla:Të votojë<br />reformën dhe të respektojë PS
Një ditë pas letrës publike të bërë nga deputeti socialist Vladimir Kosta për largimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka reaguar nënkryetari i grupit parlamentar Taulan Balla ka thënë se Kosta duhet të respektojë Partinë Socialiste dhe të votojë Reformën në Drejtësi.

Në një reagim për mediat, Balla ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Kosta largohet nga grupi.

Kjo nuk është hera e parë që deputeti Kosta tërhiqet nga grupi. Jam njohur dje me letrën. Nuk kam pasur mundësi të komunikoj me të. Secili prej nesh ka një marrëdhënie kontraktuale me zgjedhësit dhe subjektin që e kandidon. Përpara vendimeve të tilla duhet të respektohet mandati i atyre që e kanë votuar dhe kontratën me subjektin që e kandidon.” ka thënë Balla.

Balla ka shtuar se, votat e mazhorancës janë pro Reformës në Drejtësi dhe se deputetët nuk janë për të qarë hallet personale.

Më 21 korrik, çdo deputet do e votojë reformën.  Votat e mazhorancës janë pro reformës. Këtu llogaris edhe votën e kostës. Nuk jemi deputetë për të qarë problemet personale. Unë besoj dhe kam bindjen se jo vetëm votat e mazhorancës, por edhe nga opozita” ka përfunduar Balla.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot