Largimi i Listës Serbe dobëson qeverinë në Kosovë, ja skenarët politikë

Largimi i Listës Serbe dobëson qeverinë në Kosovë, ja skenarët politikë

Qeveria e Kosovës

Largimi i partisë “Lista Serbe” nga koalicioni qeverisës e ka dobësuar ndjeshëm qeverinë Haradinaj, në të cilën tashmë kanë mbetur si anëtare të koalicionit Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e re.

Në prishtinë zërat për zgjedhje të parakohshme janë fuqizuar, ndërkohë që kryeministri Haradinaj e ka rrëzuar këtë mundësi duke u shprehur se ai do të vazhdojë të jetë kryeministri i vendit dhe se ka grupe të tjera parlamentare të cilat mund të përfshihen në koalicionin qeverisës.

Largimi i Listës Serbe nga qeveria ka rritur fuqinë politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo opozitare, e cila më herët ka kërkuar kalimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.  Edhe pse përfshirja e LDK-së në koalicionin qeverisës do të shërbente si garanci e vazhdimit të qeverisë së Haradinajt, nënkryetari i kësaj force politike, Lutfi Haziri ka deklaruar se LDK si partia më e madhe opozitare në vend nuk ka asnjë interes që të shërbyer si patericë ose të jetë pjesë e qeverisë të kryesuar nga Ramush Haradinaj.

Ndërkohë analistët politik në vend edhe pse nuk e përjashtojë një proces të ri zgjedhor, për të cilin shprehen se nuk ka asnjë garanci që Lista Serbe të mos ketë një numër të njëjtë përfaqësuesish në parlament, duke qenë se ka kaluar vetëm një vit nga zgjedhjet e fundit, hedhin si një zgjidhje të mundshme të kizës politike përfshirjen e aktorëve të tjerë politik në qeveri.

Një proces i ri zgjedhor në Kosovë do të çonte në bllokimin e veprimeve, vendimeve dhe procesve, gjë e cila do të krijonte një situatë të papërshtatshme për Kosovën, e cili është përballë sfidave të rëndësishme si në çështjet e brendshme, ashtu edhe në ato të arenës ndërkombëtare.

Vendimi i Listës Serbe për të braktisur qeverinë e Kosovës erdhi pas zhvillimeve të ditës së hënë në Mitrovicë, ku policia e kosovës arrestoi dhe deportoi më pas në Beograd, shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë