“Mos u shqetësoni, por jini të lumtur”, ironizoi Trump, pasi u pyet për reagimin e tij.
Ai tha se marrëveshja nuk hyn në fuqi zyrtarisht deri në vitin 2021, ç’ka do të kërkojë një punë konstruktive gjatë viteve në vazhdim për të luftuar ngrohjen globale.
Si lider vendit që prodhon më tepër naftë bruto dhe ndotësi i pestë në efektin serrë, për Putin dalja e SHBA nga marrëveshja e Parisit është një arsye më tepër për t’u gëzuar.
Lëvizja e papritur e Donald Trump e largon më tepër SHBA nga aleatët e saj europianë, ndërsa e rreshton më pranë Rusisë në rritjen e prodhimit dhe shfrytëzimit të karburanteve fosile.
Megjithatë, vetë Putin e ka nënshkruar marrëveshjen e Parisit në vitin 2015, ndonëse e ka shtyrë ratifikimin zyrtar të saj me dy vite.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com