Largimi i shqiptarëve, apeli i
Nishanit: Duhet më shumë angazhim

Largimi i shqiptarëve, apeli i<br />Nishanit: Duhet më shumë angazhim
Presidenti Bujar Nishani apeloi sot që strukturat qeveritare shqiptare të angazhohen më shumë në respekt të kushtetutës për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri gjatë takimin që zhvilloi në ambientet e presidencës me një grup nxënësish dhe mësuesish nga Lugina e Preshevës, teksa fliste për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.
 
Presidenti shprehu shqetësimin e tij për fenomenin e braktisjes së trojeve shqiptare për shkak të kushteve jo të mira ekonomike e sociale, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit pranë presidencës.
 
Nishani nënvizoi se shqiptarët kudo që janë, përfaqësojnë një komb që kanë në ADN-në e tyre orientim perëndimor, i cili e bën të domosdoshme përmirësimin e cilësisë së arsimit, pasi ai është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave dhe historisë së shqiptarëve.
 
Nxënësit dhe mësuesit nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, kanë mbërritur prej disa ditësh për të vizituar Shqipërinë, me ftesë së kreut të shtetit.
 
“Në këtë takim dëshiroj t’ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time personale, por edhe atë në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për shqiptarët e Luginës për gjithçka ju dhe mbarë shqiptarët kanë arritur me punë dhe sakrifica të ruajnë dhe të mbajnë të pandryshuar identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor”, u shpreh Nishani.
 
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot