Chelsea ka nisur bisedimet me Graham Potter të Brighton për vendin e lirë në menaxhimin e klubit pas shkarkimit të Thomas Tuchel pas humbjes 1-0 të së martës ndaj Dinamos Zagrebit në Ligën e Kampionëve. Potter është zgjedhja e parë e Chelseas, më pas Mauricio Pochettino, opsioni i tyre i preferuar rezervë nëse bisedimet ndërptiten. Zinedine Zidane është po ashtu një tjetër emër në listë.
Largimi i Tuchel pason një fillim zhgënjyes të sezonit, me klubin që është mposhtur gjithashtu nga Leeds dhe Southampton në Premier League, si dhe marrëdhënieve të krisura me bashkëpronarin e klubit Todd Boehly.
Sipas "The Guardian", largimi i trajnerit lidhet dhe me futbollistin me Armando Brojën.
Tuchel u bëri të qartë drejtuesve se Broja nuk është në planet e këtij sezoni, por klubi në vend të kësaj i rinovoi kontratën.
"Tuchel ishte i përgatitur të lejonte që Armando Broja të largohej, duke besuar se ai nuk ishte ende gati për ekipin e tij, teksa West Ham që kishte ofruar 30 milionë funte. Por klubi përfundoi duke i dhënë sulmuesit një marrëveshje të re gjashtëvjeçare, me presionin që kalonte te Tuchel për t’i dhënë minutazh” , shkruan "The Guardian".