Largimi nga LSI drejt PS,Salianji:
Po blihen me paratë e krimit

Largimi nga LSI drejt PS,Salianji:<br />Po blihen me paratë e krimit
Largimet e anëtarëve të LSI drejt PS po bwhen përmes parave të krimit.

Kështu e cilëson  deputeti i PD-së Ervin Salianji lajmin e largimit të anëtarëve të LSI

Sipas tij, në lojë është vetëm paraja, e cila sipas tij, është zoti edhe i atyre që blejnë, edhe i atyre që blihen.


Postimi i Salianjit
 
Paraja është zoti i tyre! Rilindja e turpëroi veten duke treguar përbuzje për të gjitha virtytet njollosi me të gjitha veset qeverisjen në 4 vjet. Po njësoj po vazhdon me avazin e vjetër dhe në mandatin e ri, me të njëjtën gjuhe përçarëse dhe urrejtje me të njëjtin stil të blerjes së kujtdo! Po ble dhe po bën bashke një bandë mjerane mercenaresh, i ble me pozicione në administratë, i majm mirë me paratë që vijne nga abuzimi dhe keqtrajtimi i qytetarëve dhe më pas i turr në zgjedhje të dhunojnë dhe të blejnë kë të munden! Këta njerëz që shesin veten për 5 aspra e që kapardisen zyrave te shtetit vetem me damkën e “shkolles se jetes” dhe që sillen pa asnjë lloj ndërgjegje por avantazh kanë vetëm pelivanllekun janë turpi i kësaj shoqërie! Më të turpshëm janë blerësit që me paratë e krimit dhe korrupsionit që po shkatërron Shqipërinë iu janë turrur me oferta për të blerë kë të munden, kjo është risia e fillimmandatit! Këta nuk ndalen para asgjeje, janë pa skrupuj morale, pa cipë dhe pa asnjë thërrime virtyti. Vesi është virtyti i tyre, paraja është Zoti i tyre!


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë