Largohen gjyqtarët,Rama:Hetimi
e ndëshkimi nga Drejtësia e Re

Largohen gjyqtarët,Rama:Hetimi<br />e ndëshkimi nga Drejtësia e Re
TIRANE-Kryeministri Rama ka përshëndetur përmes një statusi në Facebook largimin vullnetar të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë pranuar që të kalojnë ligjin e Vettingut.
 
Kreu i qeverisë shprehet se drejtësia e re nuk kapet dot si e vjetra që po bie.
 
"Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s'duan të kalojnë vetingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie" thotë kryeministri Rama.

I ngacmuar nga qytetarët në rrjetin social, Facebook, nëse gjyqtarët do i shpëtojnë Vettingut, me një dorëheqje, Rama përgjigjet se; “Hetimin dhe ndeshkimin e ben nje drejtesi e drejte jo kjo qe kemi”

Pyetje nga Facebook
Por qytetarët e kanë ngacmuar kryeministrin me pyetje ne Facebook, dhe ai nuk ka ngurruar t’u përgjigjet.

Qytetari: Pse ti hyn Vetingut ata kur i kan mbushur xhepat plot budallenj jane

Edi Rama: Dardha e ka bishtin prapa thone o Lane Buqe Ruka

Qytetari: Nuk jan largime vullnetare siq po i paraqet ti more. E keni pregadit s'bashku amnistin

Edi Rama: Hajri, budallalleku nuk ka brire po del permes gjuhes, keshtu qe kujdes se te doli 😀

Qytetari: Vettingu duhet te shkoje deri ne fund.Doreheqja tregon frike por ligji duhet te veproje me force.Te mos jesh pjese e drejtesise eshte njera ane Po Te tregosh se nga i ke marre gjithe keto fitime ,gjithe kete Lluks eshte ana tjeter.Urime z.KM

Edi Rama: Hap pas hapi Angel Angel Angel, nuk behen ne gjashte muaj ato qe s'u bene ne gjashteqind vjet!

Qytetari: Ok zoti kryeminister shum mire qe po hikin por populli te votoj per drejtesi dhe jo te pandeshkuar pra me pak fjale nuk I besohet asnje politikani dhe diqka tjeter zoti kryeminister si po te duket puna qe po ban ministri beqaj jeni I kenaqur me punen e tij ?

Edi Rama: Valter lexo shpjegimet me lart qe ta kuptosh per cfare po flas une dhe sa per Beqen po, me duket se punon shume mire sepse flasin rezultatet e tij.

Qytetari: Zoti Rama ti i pershendet per vjedhjen qe kan ber ata. Ata te korruptuari duhet te paraqiten perpara drejtesis ne qoft se do ket pas Vetingut

Edi Rama: Kleanth une fola per ate qe ndodhi sot, ti flet per ate qe duhet te ndodhe neser! Dakord po pa kete te sotmen ajo neser nuk vjen

Qytetari: Pra i bie se ato nuk do ndeshkohen edhe pse kan vjedh. Madje do marin edhe shperblime per djerset qe kan nxjerr per vjedhjen. Bravo pz super ligj!

Edi Rama: Deti mos dallgezo kot se eshte krejt e kunderta!

Qytetari: Eshte e cuditshme si keta persona nuk hetohen edhe ndeshkohen por thjesht japin doreheqjen dhe kaq... Cfare drejtesie eshte kjo?

Edi Rama: Hetimin dhe ndeshkimin e ben nje drejtesi e drejte jo kjo qe kemi

Qytetari: Jo nuk eshte e drejte kjo qe po shprehni ketu z.kryeminister .......se te gjithe jane te barabarte para ligjit sipas ideve te iluministeve te shquar dhe nese doni vertet te vendosni drejtesi duhet filluar nga ministra, ish-ministra,deputete,gjykates e ...See More

Edi Rama: Eri nuk ke kuptuar mesa duket per çfare behet fjale! Behet fjale per gjykates dhe prokurore qe largohen nga sistemi qe kane kapur deri dje! Ky eshte edhe nje nga qellimet e refomes. Nese ata kane probleme me ligjin neser kjo eshte çeshtje krejt tjeter.

Qytetari: Demek,o Rame,ai qe ka vjedhur sa eshte lodhur duhet te mjaftohet vetem me braktisje te vullnetshme?! C'eshte ky mentalitet! Ata duhet te japin llogari.Madje lexova diku qe do te shperbleheshin per kete gjest.Ky eshte vetingu?!

Edi Rama: Lexo shpjegimet qe kam dhene me lart se s'me ke kuptuar!

Sot u dorehoqen disa gjyqtare. Dorëheqje sot kanë paraqitur gjyqtarët Ilir Çeliku me Ilir Pashain, Mirela Fana, e Drita Velaj nga Kukesi.

Ilir Çeliku rezulton u bë i njohur pak kohë më parë, pasi ka ndryshuar gjithcka ne formularin e vetedeklarimit per ligjin e dekriminalizimit: Emër, mbiemër, vitlindje, atësi, mëmësi dhe vendlindje.

(d.b/dy.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu