Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësira mesatare deri të dendura kryesisht pas orëve të pasdites.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në dete të forcës 1-2 ballë.