Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi shkarkimin nga detyra për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër Mirela Iliopullo.
Trupi gjykues i KPA-së që la në fuqi vendimin nr. 420, datë 13.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.
Vendimi u mor në mënyrë unanime më 5 dhjetor 2024
Gjatë seacës dëgjimore Komisioni i kaloi barrën e provës subjektit për pamundësi financiare për investime në pasuri të patundshme, mosdeklarime të pasurive të patundshme gjatë deklarimeve periodike në ILDKPKI.
Mirela Iliopullo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 si ndihmës gjyqtare në Gjykatës e Sarandës. Prej vitit 2000 ajo e ka ushtruar funksionin e saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.