Fernando Torres zyrtarizon tërheqjen nga futbolli i luajtur nëpërmjet rrjeteve sociale:” Më duhet të them diçka të rëndësishme ,pas 18 viteve ka ardhur moment që t’i jap fund karrierës sime si futbollist. Të dielën do të shpjegoj gjithçka në një konferencë në Tokyo” ka komunikuar “El Nino”.
Sulmuesi spanjoll 35 vjeçar ka veshur fanellat e Atletico Madrid, Liverpool, Chelsea, Milan dhe së fundi Sagan Tosu duke fituar edhe dy herë Europianin dhe një Kupë Bote. Në karrierën e tij Torres ka shënuar 298 gola./Përgatiti Andi Kapxhiu