Panariti u vendos në këtë post nga vet kryeministri, si një person i besuar i ministrit grek të Financave Janis Varufakis. Por deputetët e Syrizas e kundërshtuan këtë vendim, duke e cilësuar Panaritin një mbështetëse të politikave të PASOK, partia që nënshkroi marrëveshjen e huasë me FMN-së.
Në fund në muajit maj 49 deputetë të SYRIZAS mblodhën firmat për shkarkimin e Panaritit.
Por si hyn Shqipëria në këtë lojë?
Përfaqësuesi i Greqisë në FMN mban postin e nën drejtorit ekzekutiv që zgjidhet nga Italia. Vetë Italia në bordin ekzekutiv të FMN-së përfaqëson vendet e Greqisë, Portugalisë, Maltës, Shqipërisë dhe San Marinos. Ndaj i takon këtij vendi që të zgjedhë përfaqësuesin e radhës në FMN, që sipas gjasave mund të jetë një shqiptar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)