Pas sulmeve të sotme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, mësohet se autoritetet iraniane ju kanë dërguar mesazhe celulare qytetarëve, ku u kanë kërkuar që të largohen nga kryeqyteti, Teherani.

"Nëse është e mundur ruani qetësinë dhe shkoni në qytete të tjera", shkruhej në mesazh, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë sipas stacionit televiziv iranian Al-Alam TV, lideri Suprem Ali Khamenei pritet të mbajë një fjalim së shpejti, duke dalë në ekran për herë të parë pas sulmeve.

Ende nuk dihet ku ndodhet konkretisht Khamenei, pasi pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit nuk ka asnjë informacion për të. Mediat izraelite raportuan më herët se ai mund të ketë vdekur.


Lajmi kryesor:

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani kundërpërgjigjet me raketa drejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme, goditet edhe Dubai! Mister fati i Khameneit, mbyllet ngushtica e Hormuzit (VIDEO)