Largoi Maganin, Tirana rikthen si trajner pas 2 muajve Bledi Shkëmbin: Njeh kontigjentin e ekipit!

Bledi Shkëmbi është rikthyer trajner i Tiranës pas largimit vetëm 2 muaj më parë.  Riemërimi nga klubi bardheblu ka ardhur pasi fillimisht u njoftua këtë të hënë ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Gugash Magani, i cili të shtunën dha dorëheqjen pas disfatës së rëndë 0-4 kundër Egnatias.

Mirëpo klubi bardheblu, që po kalon një sezon tejet të vështirë, fillimisht refuzoi dorëheqjen e Maganit, i cili mori postin e trajnerit më 25 nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë ende pa mbushur 2 muaj Magani është larguar, pasi Tirana vijon të notojë në ujëra të turbullta. Pas 21 javësh kampionat bardheblutë renditen në vendin e 9 me 18 pikë, duke lënë pas vetëm Skënderbeun me 2 pikë më pak. Pozicion që Tiranën e rrezikon seriozisht për të rënë nga Superliga në Kategorinë e Parë.

Tani Bledi Shkëmbit i duhet të shkundë ekipin për të dalë nga kjo gjendje, ndërsa motivacioni i klubit për këtë rikthim është që ‘trajnerit i besohet vazhdimësia e projektit të nisur në fillim të sezonit’ dhe se ‘ai është një njohës mjaft i mirë i kontigjentit që bardheblutë kanë aktualisht’.

Bledi Shkëmbi ka nisur menjëherë punën te Tirana, duke drejtuar stërvitjen e së hënës, ndërsa sfida e parë pas rikthimit në Superligë do të jetë të shtunën kundër Bylisit në Ballsh.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Disa shenja që paralajmërojnë për mungesë të magnezit në organizëm

Disa shenja që paralajmërojnë për mungesë të magnezit në organizëm