Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi ka larguar makinën nga vendparkimi i zonës doganore të PKK Kakavije, pa autorizim dhe pa paguar detyrimet.
59-vjeçari P.T, banues në fshatin Kurjan, Fier ishte shpallur në kërkim pasi më datë 07.01.2024, ka larguar automjetin tip “Toyota”, nga vendparkimi i Degës Doganore Kakavije, pa autorizim dhe pa paguar detyrimet.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 59-vjeçari transportonte me këtë automjet, bagëti të imëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.