Las Vegas,masakra e mirmenduar
vrasësi instaloi kamera në hotel

Las Vegas,masakra e mirmenduar<br />vrasësi instaloi kamera në hotel
Stephen Paddock, njeriu që vrau 58 vetë në Las Vegas e plagosi mbi 500 të tjerë, duket se kishte koh që përgatiste me shumë kujdes këtë vrasje masive. Ai kishte vendosur kamera në dhomën e tij të hotelit dhe përreth saj si dhe dy në korridor të cilat lejonin atij të shikonte nëse po afrohej ndonjë roje sigurie apo polic.

Disa ditë përpara sulmit, 64-vjeçari kishte përzgjedhur dhomën që shihte për nga sheshi i koncertit, kishte dërguar atje 23 armë e në shtëpi dhe makinë iu gjetën mijëra fishekë, plus një përbërës i përdorur për eksplozivët. 12 prej pushkëve iu kishte vendosur një pajisje të posaçme, që lejon goditjen pa pushim, ashtu siç ndodh me një armë automatike.

Ky individ e kishte çdo gjë të paramenduar. Është e qartë që e kishte planifikuar sulmin me kujdes, e këtë e vërteton edhe lloji i armëve të përdorura, si dhe sasia e gjetur në dhomën e tij. Ai ka peshuar çdo veprim të tijin”, tha Joseph Lombardo, sherif i Las Vegasit.

Masakra më e madhe e këtij lloji në historinë moderne të Amerikës ka rikthyer debatin e armëve në Shtetet e Bashkuara, por presidenti Donald Trump deklaroi se diskutimet mbi atë që duhet bërë, nëse vërtet mund të bëhet ndonjë gjë, duhen lënë për më vonë. Studimet e FBI-së tregojnë se vrasjet masive janë trefishuar gjatë viteve të fundit. Në SHBA, armët e zjarrit janë më të preferuarat.

Sulmuesi dërgoi të dashurën jashtë që mos e pengonte
"Sulmuesi i Las Vegasit dërgoi të dashurën e tij jashtë vendit, në mënyrë që ajo mos ta ndalonte të kryente masakrën dhe të pengonte kështu inatin e tij vdekjeprurës", thotë e motra e të dashurës së vrasësit. Marilou Danley, 62 vjeç, mberriti në Filipine, nje javë përpara se Stephen Paddock të vriste 59 persona, që po ndiqnin një konncet jashtë suitës së tij në Las Vegas. Motrat e Danley thanë se ishin të befasuara kur mësuan se ajo kishte udhëtuar në Filipine.

"Unë e di se ajo nuk di asgjë për sulmin. Motra ime është një person i mirë...ajo  do të përpiqej ta ndalonte Paddock”, tha njëra prej tyre. Danley është kthyer tashme në SHBA dhe hetuesit shpresojnë se ajo do t'u përgjigjet pyetjeve  rreth masakrës së partnerit të saj. Marilou Danley u dërgua Los Anxhelos në një fluturim nga Manila në mbrëmjen e së martës.

danley
 (62-vjeçarja Marilou Danley​)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga