Las Vegas, rëndohet bilanci, 58 të
vdekur, 500 të plagosur/VIDEO

Las Vegas, rëndohet bilanci, 58 të<br />vdekur, 500 të plagosur/VIDEO
Të paktën 58 njerëz janë vrarë dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur ditën  sotme nga një sulmi masiv në një koncert në Las Vegas. Një person  i armatosur, 64-vjeçari nga Nevada, Stephen Paddock, hapi zjarrin nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay drejt një festivali muzikor me 22,000 të pranishëm. 64-vjeçari  vrau veten pas sulmit, ndërsa policia gjeti 10 armë në dhomën nga ku ai kreu sulmin.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump e përshkroi sulmin si "një e keqe e pastër". Sulmi është vrasja më e rëndë në historinë e SHBA. Motivet e atentatorit mbeten ende të paqarta sipas autoriteteve. Sherif Joe Lombardo i Las Vegas i përshkroi të shtënat si sulmi i një "ujku të vetmuar". "Nuk kemi asnjë ide se çfarë besimi i përkiste," tha ai.

ISIS pretendoi më vonë se ishin ata përgjegjës të sulmit, duke thënë se Paddock ishte konvertuar në Islam disa muaj më parë. Por grupi nuk dha dëshmi për këtë, ndërsa FBI thotë se nuk ka asnjë lidhje midis sulmit dhe ndonjë grupi terrorist ndërkombëtar.

Autoritetet ishin gjithashtu në kërkim të një gruaje që mendohej se ishte shoqëruese e të dyshuarit 64-vjeçar, Stephen Paddock, dyshime të cilat u hodhën poshtë më vonë.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale tregohen njerëz të shumtë të cilët qëndrojnë të shtrirë në dysheme. “Të shtënat vazhdonin pa pushim. Kishte vetëm pauza të shkurtra. Por, dukej se vazhduan për rreth 20 minuta. Sapo krijohej një pauzë, vraponim dhe vetëm vraponim. Nuk isha e sigurtë nëse ishin realisht plumba, por njëri prej miqve tanë na tha se u godit dikush pranë nesh”, tregon Vanessa, vizitore nga Kalifornia.

Nuk janë të pakta rastet  në SHBA kur persona të armatosur hyjnë në klube e nisin të qëllojnë mbi turmën duke lënë jo pak herë edhe me dhjetra viktima.

Ndërsa ngjarja e sotme konsiderohet si më tragjikja dhe më e përgjakshmja në historinë e SHBA.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump në reagimin e tij shprehu ngushellimet për jetët e humbura duke e konsideruar ngjarjen të tmerrshme.“Ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe familjet e sulmit të tmerrshëm në Las Vegas. Zoti ju bekoftë!”, shkruajti Trump

Stephen Paddock, 64 vjeçari që shkaktoi tragjedinë 

Stephen Paddock është autori i masakrës që shkaktoi të paktën 50 te vdekur ë plagosi më shumë se 400 të tjerë në koncertin e Las Vegasit. 64 vjeçari nga Mesquite, Nevada, ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj të apasionuarve të muzikës, ndërkohë që po interpretonte këngëtari i muzikës country, Jason Aldean, mbrëmjen e së dielës.

I dyshuari hapi zjarr nga një dhomë në katin e 32-të të hotelit Mandalay Bay, njëohësisht edhe Casino. Shifrat flasin për tragjedinë më të madhe nga të shtënat në historinë moderne SHBA-së, duke tejkaluar statistikat e 2016, me vrasjen e 49 personave në Orlando, Florida. Policia gjeti 10 armë të llojit pushkë në dhomën e hotelit të Paddock, ku ai ishte vendosur që nga dt 28 shtator. 

ISIS: Autori, ushtari ynë, policia: Jo esktremist

Shefi i policisë shpjegoi se Paddock nuk ka pasur lidhje me terrorizmin dhe nuk ka prova që tregojnë të kundërten. Gjithsesi , përfaqësues të shtetit islamik më pas thanë se autori i ngjarjes ishte një ‘’ushtar’’ i organizatës së tij.

Por edhe për këtë nuk ka prova, të paktën sipas policisë. Materialet audio të regjistruara gjatë koncertit, tregojnë se Paddock mund të ketë përdorur pushkë automatike për të qëlluar drejt turmës prej rreth 22 000 njerëzish. Hetuesit kanë kontrolluar edhe ambientin ku ai jetonte duke e përshkruar si një ambient të pastër , të këndshëm dhe asnjë detaj anormal. Ai ka jetuar në Las Vegas dhe kishte patentë për të piltouar aeroplanë të vegjël e gjithashtu posedonte dy helikopterë të vegjël.

Partnerja e tij 62 vjeçarja Marilou Danley, 62 vjeç, është kontaktuar nga policia dhe besohet se nuk është e përfshirë në këtë tragjedi. Forcat speciale e gjetën autorin në dhomën e tij , pa jetë, gjë që nënkupton se mund të ketë vrarë veten.

las vegas Stephen Paddock
Autori i dyshuar i sulmit 64-vjeçari Stephen Paddock 

Vëllai i agresorit: Ishte njeri normal, duhet ti ketë ndodhur diçka e çuditshme

 Vëllai i agresorit  të Las Vegas-it, Eric Paddock tregon se ka mbetur i shtangur nga ajo që e vëllai i tij ka bërë.Në një prononcim  në CBS News, ai tha se vëllai i tij Stephen nuk ishte një koleksionues armësh dhe se nuk kishte as një ide se nga mund ti ketë marrë ai armët automatike.

Ne nuk kemi asnjë ide. Diçka e çuditshme duhet t’i ketë ndodhur . Ngushëllimet tona shkojnë tek viktimat dhe të gjitha familjet e tyre “, është shprehur Eric. Ai e përshkroi vëllanë e tij si një njeri normal që jetonte në Nevada, duke ngrënë ‘burrito’ e duke lozur bixhoz.


[gallery]24108[/gallery]


las vegas
Nje police amerikane ne vendin e ngjarjes

las vegas
Mbreti i Instagramit Dan Bilzerian ne vendin e ngjarjes i shpëton sulmit

las vesgas

Njerez te frikesuar




Redaksia Online
e.m/j.shShqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga