Laskaj: Tirana na provokoi, nuk kam pasur asnjë problem me Ngoo

Presidenti i Laçit, Pashk laskaj, hedh poshtë çdo akuzë për fyrje apo provokim të futbollistit Majkëll Ngo në sfidën e së shtunës kundër Tiranës që precipitoi në sherr në dhomat e zhvjeshjes. I pyetur nga “Report TV” për atë që ndodhi në “Selman Stërmasi” Laska deklaron:

“E vërteta është se jo vetëm unë, po asnjë nuk ka patur probleme me Majkëll Ngoo. Unë nuk kam debatuar fare me futbollistin e Tiranës. Kamë komunikuar për një episod me arbitrin anësor. Ngo erdhi aty dhe tentoi të më godiste. Problemi është i thjeshtë, Tirana vetë e provokoi sherrin. Çfarë donte futbollisti i Tiranës në dhomat e zhvjeshjes së Laçit?”

Klubi i Tiranës pamjet filmike të sherrit i ka vënë në dispozicion të policisë, por përveç këtij fakti ata kanë zgjedhur të ankohen edhe në “UEFA” e “FIFA”. I pyetur për nëse i druhet ndonjë dënimi Laska përgjigjet:

“Tirana duhet të japë një herë llogari për lojtarët e vet të cilët I ka të padisplinuar dhe të gatshëm për të shkaktuar rrëmuja.”

Ndërkohë ekipi i Tiranës pretendon se arbitri ishte i njëanshëm në këtë takim, duke e lënë lojën të luhet jashtë çdo logjike. Diçka të tillë e mohon Laska, i cili për më tepër bën edhe një akuzë:

“Gjyqtari jo vetëm nuk ka favorizuar por na ka penalizuar. Kartoni i kuq nuk ishte. Para se të merrnin penalltinë kishte pozicion jashtë loje. Dhe diçka tjetër pasi nuk thuhet në asnjë media. Ai që goditi arbitrin ishte kushëriri i Refik Halilit, përse nuk e shoh në asnjë media këtë? A kam faj unë që ai e goditi arbitrin dhe u akorduan 6 minuta shtesë?”

Tirana do të luajë të mërkurën ndeshjen e kthimit të Kupës në Laç kundër Laçit. I pyetur për pritjen që do t’I bëjnë ekipit të Tiranës preësidenti Laska përgjigjet:

“Tirana të mos provokojë njerëzit, por të luajë futboll. Tifozët e saj nuk sillen mirë, keni parë ndonjëherë të dënohen tifozët e Laçit? Ka dy apo 3 vite që nuk dënohemi nga disiplina.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha