L’Aurore (1951): Motra e Mbretëreshës Geraldinë, viktimë e hajdutëve misteriozë në vilën e saj

L’Aurore (1951): Motra e Mbretëreshës Geraldinë, viktimë e hajdutëve misteriozë në vilën e saj

"L’Aurore" ka botuar, të hënën e 24 dhjetorit 1951, në ballinë dhe në faqen n°8, një shkrim në lidhje me vjedhjen e xhevahirëve të motrës së mbretëreshës Geraldinë.

“Znj. Blackburn (Virginia), motra e ish-sovranes së Shqipërisë, qe vikitimë e hajdutëve misteriozë në vilën e saj në Villennes-sur-Seine, të cilët i vodhën xhevahirë të një vlere mbi një milion (franga).

Motra e Mbretëreshës Geraldinë, gruas së ish-mbretit Zog, znj. Blackburn jeton me burrin e saj në një pronë të merekullueshmë “Le Manoir” që gjendet në rrugën n°11, Maréchal Galliéni, në Villennes-sur-Seine.

Znj. Blackburn vuri re, të shtunën në mëngjes, se kasaforta e saj e xhevahireve, e vendosur mbi një komodë në sallonin e pritjes në katin e parë ishte pothuajse e zbrazur tërësisht.

Disa unaza dhe byzylykë prej ari masif, si dhe një gjerdan perlash, të gjitha me vlerë mbi 1.200.000 franga, ishin zhdukur.

Znj. Blackburn paraqiti menjëherë një ankesë (denoncim) në komisariatin e policisë në Poissy dhe komisari Lavalette, shef i seksionit të Argenteuil filloi të hetonte pa u zgjatur për këtë vjedhje misterioze.

Në fakt, asnjë shenjë dhunimi nuk u vërejt mbi mobiljet apo dyert e pronës. Për këtë, është e nevojshme që autori apo autorët e vjedhjes të jenë në dijeni për zakonet e zonjës së shtëpisë.

Z dhe Znj. Blackburn (Joseph dhe Virginia) kanë katër shërbëtorë në shërbim të tyre, të cilët u morën në pyetje për një kohë të gjatë nga komisari Lavalette, por nuk dhanë asnjë hollësi.”/ Aurenc Bebja, Darsiani

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja