Silva Caka është një zonjë grua. Ka mbrojtur të pambrojtur me LSI dhe shpesh herë e hasja në studio teksa mbronte Metën, Berishën dhe shumë të tjerë me një retorikë fine.

Sot do të mbrojë Edi Ramën. Ka një bashkëshort që e mbështet në politikë e në jetë. Chapeau!

Karriera politike ka akte të forta dhe vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë kur nuk ecën një rrugë.

Vullnetarët e Enverit, Doktorit e Piktorit kërkojnë moral në politikë.

Ata që nuk shkojnë një ditë në xhami, kishë e teqe për të pasur frikë Zotin e tyre të japin mend, të nxjerrin foto dhe të thonë fjalë të zeza.

Mos u nxitoni. Edhe Perëndia i gjykon njerëzit ditën e fundit.