'LaVoce del Popolo': Ekspertët gjermanë: Istria është shumë e shtrenjtë. Zgjidhni Vlorën në Shqipëri

'LaVoce del Popolo': Ekspertët gjermanë: Istria është shumë e shtrenjtë. Zgjidhni Vlorën në Shqipëri

Vlorë

Ekspertët gjermanë të turizmit u kanë sugjeruar qytetarëve të tyre të zgjedhin Vlorën në Shqipëri, në vend të gadishullit të madh të Istrias në detin Adriatik, duke e cilësuar këtë të fundit si shumë të shtrenjtë për të kaluar pushimet, shkruan në një artikull e përditshmja italiane “LaVoce del Popolo”.

“Istria? Harrojeni, shumë e shtrenjtë. Kthehuni në drejtim të Vlorës, Shqipërisë”, kështu shkruajnë mediet gjermane që merren me turizmin dhe shqyrtojnë mundësitë e pushimeve të bashkëqytetarëve të tyre në sezonin e ardhshëm turistik.

Rreth 10 vjet më parë, Kroacia ishte një destinacion turistik shumë i lirë.

Por, kjo ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Pjesa veriore e Istrias, për shembull, është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e alpinistëve gjermanë.

“Në përputhje me kërkesën, por edhe për shkak të kalimit nga kuna kroate në euro, çmimet janë rritur ndjeshëm vitin e fundit”, shkruan “Fenix ​​Magazine”, duke iu referuar një investigimi të kryer nga televizioni gjerman RTL.

“Në verën e vitit 2023, turistët duhej të paguanin edhe 50% më shumë për të njëjtin akomodim në krahasim me vitin e kaluar”, raportuan gazetarët e Berlinit.

“Shanset që çmimet të bien këtë verë janë të pakta. Prandaj, qyteti bregdetar shqiptar i Vlorës u sugjerohet pushuesve gjermanë si një alternativë kundrejt Istrias”, theksojnë gazetat./ ATSH 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë