Lavrov: akuzat për ndërhyrjen në
zgjedhjet amerikane janë mashtrim

Lavrov: akuzat për ndërhyrjen në<br />zgjedhjet amerikane janë mashtrim<br>
Akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet amerikane janë “llomotitje”, theksoi sot kreu i diplomacisë ruse, pas shpalljes fajtor të 13 rusëve si të dyshuar për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Për aq kohë sa nuk ka fakte, gjithçka është mashtrim”, theksoi Sergei Lavrov, i pyetur gjatë Konferencës së Mynihut për sigurinë e akuzave të SHBA-së kundër shtetasve rusë, akuzuar për komplot në favor të fushatës së Donald Trump.

Përsa i përket vetë akuzave, Lavrov refuzoi të reagojë duke theksuar se autoritetet amerikane ishin kontradiktore.

“Nuk kam reagime sepse gjithçka dhe çdo gjë është publikuar, ne shikojnë një shtim të akuzave, konfirmimeve dhe deklaratave”, theksoi ai.

Ai argumentoi se zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence dhe një zyrtar i departamentit amerikan për Sigurinë e brendshme kishin garantuar se asnjë vend nuk kishte influencuar në rezultatin e zgjedhjeve amerikane.

Zyrtarët amerikan kishin konfirmuar se fitorja e Trumpit nuk ishte si rezultat i një ndërhyrjeje ruse.

Dje, Moska e cilësoi absurde aktakuzën kundër shtetasve rusë. Ky dokument nuk përmend asnjë bashkëpunim mes ekipit të fushatë së Donald Trump dhe qeverisë ruse.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet