Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Brukselin dhe Londrën se po përpiqen të bindin Uashingtonin të braktisë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës me Rusinë.
“Për aq sa dimë, Brukseli dhe Londra po përpiqen ta bindin Uashingtonin që të heqë dorë nga rruga politike dhe të bëhet pjesë e ‘partisë së luftës’,” deklaroi Lavrov në një intervistë për agjencinë ruse RIA Novosti.
Lavrov paralajmëroi gjithashtu se Moska do të reagojë nëse vendet perëndimore vendosin të përdorin asetet e ngrira ruse për të financuar ndihmën ndaj Ukrainës.
Lavrov shtoi gjithashtu se Rusia është ende në pritje të konfirmimit nga SHBA për vlefshmërinë e marrëveshjeve të arritura në samitin e Alaskës, të cilat, sipas tij, mbeten një kompromis i rëndësishëm për çështjen e Ukrainës.
Komente











Ata nxisin Ameriken ,ju nxisni ne Ballkan pra cka mbjell dote korish me shekuj me radhe jeni tue nxitu ortodokset kunder popujve te tjere pra mos shitni veten si dashamire.
Përgjigju