Lavrov: BE bëhet e pavarur nga SHBA-ja

Lavrov: BE bëhet e pavarur nga SHBA-ja

1670250914_jhbv.PNG

Rusia do të donte që Bashkimi Evropian të bëhej një nga polet e "botës së re multipolare" dhe kjo mund të ndodhë nëse BE-ja "mbron pavarësinë e saj nga SHBA", tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një konferencë në Moskë.

Ai gjithashtu shtoi se Rusia do të jetë gati për një "dialog serioz me Perëndimin" kur liderët "largpamës" të vijnë në pushtet, raportojnë mediat e huaja.

Aktualisht, sipas tij, sistemi i globalizimit i promovuar nga SHBA-ja e ka diskredituar plotësisht veten sepse është "i paaftë për të negociuar" dhe kjo "është një tragjedi për qytetërimin perëndimor".

“Shtetet e Bashkuara ngurrojnë të diskutojnë çështjen e laboratorëve biologjikë ushtarakë në Ukrainë dhe po përpëliten si një gjarpër në një tigan. Janë me dhjetëra të tilla”, tha Lavrov.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet! Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet! Operacioni special do të jetë i gjatë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës