Lavrov e Hejg: Të rritet presioni ndaj Sirisë

Lavrov e Hejg: Të rritet presioni ndaj Sirisë
MOSKE- Të rritet presioni ndaj Sirisë, ky ka qenë përfundimi i nxjerrë nga takimi i Sekretarit të Jashtëm Britanik, Uilliam Hejg dhe Ministrit të Jashtëm Rus, Sergei Lavrov. Në qendër të bisdimeve të Hejg dhe Lavrov, të zhvilluar në Rusi, ka qenë situate aktuale e krijuar në Siri. Ata janë shprehur të prerë ndaj faktit që qeveria siriane duhet të tërheqë tanket dhe artilerinë e rëndë ushtrake nga zonat e banuara në të gjithë Siririnë. Lavrov ka thënë se, hapi më i rëndësishëm në krizën siriane do të ishte zbatimi i planit për paqe të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Kofi Anan. Ai, megjithatë, ka hezituar të mbështesë thirrjet e Britanisë për dorëheqjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad. “Për ne, nuk është e rëndësishme se kush është në pushtet në Siri dhe çfarë regjimi ka atje. Gjëja kryesore për ne është t’i jepet fund dhunës, duke siguruar që nuk do të ketë vdekje të njerëzve dhe duke siguruar një dialog politik, brenda të cilit sirianët do të vendosin vetë për fatin e vendit të tyre”, ka bërë me dije Lavrov në fund të takimit me Hejg. Sipas tij, edhe luftëtarët e qeverisë, edhe ata të opozitës kanë gisht në vdekjet e njerëzve të pafajshëm në Houla. Ndërsa Hejg u shpreh se: “Gjetja e një zgjidhjeje për këtë ka të bëjë me largimin e tij mënjanë. Por, gjëja më e rëndësishme është të ndiqet plani i Ananit. Ky është prioritet urgjent. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë, por sigurisht se përfshijnë një proces politik”.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot