Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ishte gati të takohej me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe se një komunikim i tillë është i rëndësishëm.
"Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe unë e kuptojmë nevojën për komunikim të rregullt. Është e rëndësishme të diskutojmë çështjen ukrainase dhe të avancojmë axhendën dypalëshe. Kjo është arsyeja pse ne komunikojmë me telefon dhe jemi të gatshëm të zhvillojmë takime ballë për ballë kur është e nevojshme", tha në një intervistë me RIANovosti, Lavrov rreth të cilit qarkulluan hipoteza për një ftohje të fortë me Putinin, pasi u fol se debatet mes tij dhe Rubios, gjatë një komunikimi telefonik, mund të kishin qenë arsyeja e dështimit të takimit të ytë mes presidentit Trump dhe udhëheqësit rus.
Lavrov e konsideroi një “grabitje” mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse, nga ana e BE-së, për të mbështetur Kievin.
“Pavarësisht se si është orkestruar plani për të zhvatur para nga rusët, nuk ka asnjë mënyrë ligjore për ta bërë këtë", dhe "Rusia do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme", deklaroi Lavrov.
Me një gjuhë të ashpër zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse komentoi vendimin e BE-së për të anulluar vizat Schengen, me shumë hyrje dalje për qytetarët rusë.
"Ata janë vizitorë plotësisht të ligjshëm, turistë nga Rusia, të cilët janë me dokumente, dhe me me një portofol të caktuar financiar që garanton praninë e tyre ligjore në territorin e Bashkimit Evropian. Mendoj se e gjithë kjo po e çon Evropën drejt vetëvrasjes. Evropa vazhdon të ecë në prag të vetëvrasjes", tha ajo.
Në terren situata mbetet tejet problematike. Situata në Donbas vazhdon të përkeqësohet për Kievin. Sipas CNN-it, rusët janë në prag të marrjes së Pokrovskut, një nyjë kyçe në Donetsk, me ushtarët ukrainas që raportojnë se janë "pothuajse të rrethuar" nga trupat e Moskës. Në Pokrovsk, forcat mbrojtëse të Ukrainës, dhe njësitë ruse janë përfshirë në 196 përleshje në 24 orët e fundit. Kievi pretendon se ka zmbrapsur 73 sulme armike.
Pas sulmeve masive gjatë natës, Ukraina po përpiqet të rivendosë ndriçimin dhe ngrohjen, pasi goditjet ruse ndaj infrastrukturës energjetike, e ulën kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike të vendit në "zero".
Moska, e cila ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase në muajt e fundit, lëshoi qindra dronë në termocentrale në të gjithë vendin gjatë natës. Dy rajone ruse në kufi me Ukrainën përjetuan ndërprerje të energjisë që prekën 20,000 njerëz pas sulmeve ukrainase në infrastrukturën energjetike, sipas autoriteteve lokale.
Kievi bën thirrje për një takim urgjent të Bordit të Guvernatorëve të IAEA-së pas sulmit masiv të Moskës ndaj termocentraleve të vendit.
"Këto rreziqe janë të papranueshme", tha Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiga.
"Rusia po rrezikon me vetëdije sigurinë bërthamore të Evropës."
Forcat Mbrojtëse të Ukrainës kanë ndaluar përparimin e ushtrisë ruse në pjesën lindore të rajonit të Zaporizhias, ndërsa luftimet vazhdojnë pranë Poltavka dhe Uspenivka, nga ku rusët u përpoqën të përparonin drejt Huliaipole.
Kjo u deklarua nga Komandanti i Forcave Sulmuese të Ushtrisë Ukrainase, Valentin Manko, i cituar nga Suspilne.
"Luftimet po vazhdojnë në qytetet Poltavka dhe Uspenivka. Armiku u përpoq të përparonte nga këto dy qytete drejt Huliaipole. Falë veprimeve të koordinuara të trupave sulmuese, armiku u ndalua', tha ai.
"Kam nënshkruar sanksione të reja kundër Rusisë dhe këtë herë ato janë sanksione të posaçme", tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X.
'Këto vendime ndikojnë individët që punojnë në strukturat qeveritare të Putinit dhe ata të përfshirë në plaçkitjen e territoreve ukrainase të pushtuara përkohësisht, një nga mbledhësit e tij të taksave, një oficer të inteligjencës ushtarake ruse dhe një bashkëpunëtor. Kievi gjithashtu po fillon veprime kundër shtëpive botuese ruse të angazhuara në justifikimin e agresionit dhe përhapjen e propagandës ruse në të gjithë botën', tha ai.
Komente













Ore i poshter sa te paguajne perendimoret qe ta zhdukish Ukraine qe ishte nji shtet i forte por ti edhe perendimi e futet ne humnere zhdukjen e rinis,ekonomine,infrastrukturen percka ?Per asgje te kishe deklaruar Ukrainen si shtet Neutral nuk dote fillonte lufta une shpresoj qe poulli ti te te denoj me ekzekutim si Causheskun.
PërgjigjuO Zhele ti e ke shkatēruar me themel Ukrainēn. Djalin tēnd e ke nē zvicēr pse se ke nē luft pēr tē mbrojt atdheun mor flliqsir njeri. Ti je njē burratin i mjer.
PërgjigjuKush te llogarit ty o zeleshi , ti je vetem nje kukull qe te perdoren perendimoret dhe si perfundim Ukrainen e shkaterrove dhe rinine e vrave o maskara i pabese
Përgjigju