Lavrov krahason veprimet e SHBA-së në Ukrainë me ato të Hitlerit: Përgjegjëse për luftën

Lavrov krahason veprimet e SHBA-së në Ukrainë me ato të Hitlerit: Përgjegjëse për luftën

1674040446_Lavrov676x450.jpeg

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka krahasuar veprimet e fundit të SHBA-së në mes të luftës në Ukrainë me ato të Adolf Hitlerit dhe Napoleon Bonapartit.

Në konferencën e tij më të fundit për shtyp, të mërkurën në mëngjes në Moskë, ai sulmoi ashpër Uashingtonin zyrtar. Në fund të fundit, SHBA është përgjegjëse për luftën në Ukrainë, tha ai. Ajo që po ndodh atje është rezultat i përgatitjeve amerikane për një luftë hibride midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kriza në Ukrainë filloi shumë kohë përpara se Moska të pushtonte vendin fqinj në shkurt.

Në këtë drejtim, Sergej Lavrov i krahasoi veprimet e fundit të Uashingtonit me veprimet e Adolf Hitlerit dhe Napoleon Bonapartit. SHBA e ka nënshtruar edhe Evropën për të bërë luftë kundër Moskës. Duke iu referuar popullatës ruse etnike në Ukrainë, ministri tha se “poshtërimi” i tyre atje ishte i papranueshëm.

G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar