Media britanike: Jo më ‘operacion special’, më 9 maj Putin mund të shpallë luftën në Ukrainë! Odessa nën sulm, goditet aeroporti! 20 civilë u evakuuan nga fabrika e çelikut

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 66-të. Dje Pentagoni njoftoi dërgimin e armëve të reja në Ukrainë, brenda 24 orëve, falë Kongresit Amerikan i cili miratoi një masë që lejon presidentin të përshpejtojë furnizimin.

Presidenti Joe Biden tha se do të nevojiteshin 33 miliardë dollarë shtesë për të mbështetur përpjekjet ushtarake ukrainase.

Moska kundërsulmon duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për "shtypje neo-koloniale" dhe për "pengim" të një zgjidhjeje politike të konfliktit me mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Situata është e rëndë në Mariupol, ku ushtarët dhe civilët janë të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal dhe në Donbass. Në këtë kontekst, presidenti ukrainas Zelensky argumenton se "rreziku i anashkalimit të negociatave me Rusinë është shumë i lartë".

Në sulmin në Kiev, gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, humbi jetën një gazetare ukrainase.

Sipas CNN, 6 oligarkë rusë kanë vdekur nga vetëvrasjet në tre muajt e fundit, disa dyshohet se kanë vrarë familjet e tyre para se të vetëvriteshin.

Ndërkohë dy shkolla, 20 ndërtesa dhe dy autobusë me civilë që po largoheshin nga qyteti i Popasna, në pjesën lindore të rajonit, janë goditur nga forcat ruse. Sipas mediave ruse, një luftëtar nga Kievi goditi një fshat të Federatës.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka paralajmëruar se Putin mund t'i shpallë luftë totale Ukrainës më 9 maj, ku Rusia feston fundin e përfshirjes së vendit në Luftën e Dytë Botërore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Kryebashkiaku i Mariupol-it: Rusët kanë vrarë dy herë më shumë se Gjermania naziste

Kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boychenko tha ditën e sotme se forcat ruse kanë vrarë dy herë më shumë banorë të qytetit gjatë luftës dymujore, sesa Gjermania naziste në pushtimin gjatë pushtimit të saj dyvjeçar.

"Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët vranë 10 000 civilë gjatë dy viteve që pushtuan Mariupolin. Rusët e dyfishuan këtë numër” ,tha Boychenko.

Ora 22:14
20 civilë u evakuuan nga Azovstal

20 civilë janë arritur të evakuohen nga fabrika e çelikut “Azov”, lajmin e bëri të ditur Sviatoslav Palamar, Zëvendëskomandanti i batalionit “Azov”.

"Gjatë gjithë natës, artileria armike operoi në territorin e uzinës, duke shkaktuar rrënoja të reja dhe shkatërrime të reja. Armëpushimi, i cili duhej të fillonte në orën 6 të mëngjesit, filloi vetëm në orën 11 të mëngjesit. në mëngjes ne prisnim ardhja e autokolonës së evakuimit, e cila mbërriti vetëm në orën 18:25. Në orën 19:40 ne dorëzuam 20 civilë (gratë dhe fëmijë) të cilët ishin shpëtuar nga rrënojat dhe shpresojmë që këta njerëz të shkojnë në drejtimin e rënë dakord. Kjo është, Zaporozhzhia, territori nën kontrollin e Ukrainës. Për momentin ka një operacion të mëtejshëm special të shpëtimit nga trupat e regjimentit të Azov, ne po nxjerrim civilë nga nën rrënoja me litarë. Ata janë gra, të moshuar dhe fëmijë", tha Palamar.

Ora 21:55
Suedia: Avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore

Raportohet se një avion zbulues rus ka shkelur për një kohë të shkurtër hapësirën ajrore suedeze. Lajmin e bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm skandinav. Ndërkohë autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e një aplikimi të mundshëm për anëtarësim në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Një avion rus AN-30 shkeli hapësirën ajrore suedeze të premten mbrëma, aeroplanët luftarakë suedezë ndoqën incidentin dhe fotografuan avionin rus”, tha Ministria suedeze e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se ekuipazhi  e saj ka monitoruar incidentin dhe e ka fotografuar .

Ora 20:32
Kiev: Rusia forcon trupat në lindje për të intensifikuar ofensivën

1651243638_20220326T081346Z2138241229RC2L9T9R9SOERTRMADP3UKRAINECRISISSUMYREGION1024x684.jpg

Trupat ruse po rrisin gradualisht intensitetin e ofensivës së tyre në Ukrainën lindore. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk. ‘Ne po shohim shenja se Rusia gjithashtu po rrit grupimin e saj në zonën operative lindore dhe tani po rrit dëshirën e saj për të pushtuar sa më shumë territor ukrainas," tha ai, duke shtuar se ka "shenja se ushtria ruse po përgatitet për një aksion të madh ushtarak’.

Ora 20:06
Tre raketa balistike goditën Odessa-n, dëmtohet pista e aeroportit

Raportohet se tre raketa balistike goditën zonën perëndimore të Odessa. Shpërthime gjithashtu pati edhe në qendër. Mendohet se ndoshta bëhet fjalë për dronët e rrëzuar.

“Pas një sulmi me raketa në rajon, pista e aeroportit të Odessa u dëmtua. Përdorimi i mëtejshëm i tij është i pamundur.”, tha Natalia Humeniuk, Kryetarja e Qendrës së Shtypit të Forcave të Mbrojtjes Jugore të Ukrainës.

Ora 19:47
Kievi: Rusët po vazhdojnë të bombardojnë Mariupolin

Ushtria ukrainase ka deklaruar se avionët rusë vazhdojnë të sulmojnë qytetin e rrethuar të Mariupolit, me fokus në fabrikën e çelikut “Azovstal”, në të cilën strehohen trupa ushtarake ukrainase dhe civilë. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook tha gjithashtu se ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin e katër vendbanimeve në rajonin e Kharkiv.

Ora 19:35
Zvicra do të ndihmojë Ukrainën me ndihma humanitare dhe për rindërtimin

Zvicra do të ndihmojë Ukrainën me ndihma humanitare gjithashtu do të shërbejë si një ndërmjetëse në ofrimin e shërbimeve konsullore në ofrimin e shërbimeve konsullore për ukrainasit në Rusi. Lajmin e bëri të ditur Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas një telefonate që pati me homologun zviceran Ignazio Cassis.

“Ne diskutuam përgatitjet për konferencën për rindërtimin e Ukrainës dhe rolin e Zvicrës si ndërmjetës në ofrimin e shërbimeve konsullore për ukrainasit në Rusi”, tha Zelensky në postimin e tij në Twitter.

Ora 18:48
Ushtria ukrainase shkatërron autokolonën ruse, publikohen pamjet (VIDEO)

Ushtria ukrainase thotë se ka shkatërruar një autokolonë ruse. Pamjet janë publikuar nga Garda Kombëtare. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Izyum. Autokolona, thuhet se përbëhej nga tanke, mjete të blinduara dhe artileri të rëndë. Detajet janë ende të paqarta për këtë ofensivë ushtarake ukrainase ndaj armikut.

Ora 16:49
Media britanike: Jo më ‘operacion special’, më 9 maj Putin mund të shpallë luftën në Ukrainë

Mediat britanike shkruajnë se nga 9 maji Vladimir Putin mund të shpallë luftën totale në Ukrainë, duke mos e quajtur më atë ‘operacion special’. Lajmi bëhet me dije nga Independent duke cituar burime nga zyrtarët rusë dhe perëndimorë.

“Duke kërkuar një "hakmarrje" për dështimet ushtarake, oficerët e lartë të ushtrisë ruse po e shtyjnë presidentin rus të shpallë ndryshimin gjatë paradës vjetore të Ditës së Fitores më 9 maj. Masa do të lejonte Kremlinin të aktivizonte ligjin ushtarak, të përfshinte aleatët e tij në ndihmën ushtarake dhe të shpallte mobilizim masiv, duke mobilizuar rezervistët. Vetëm dje, Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben ËallaceDuke folur për transmetuesin LBC, ai kishte thënë se Putini më 9 maj mund të shpallte mobilizimin masiv rus duke deklaruar se tash jemi në luftë me nazistët e botës dhe duhet të mobilizojmë popullin rus në masë”, raporton Independent.

Ora 16:14
Surprizon Angelina Jolie, viziton Ukrainën në mes të sulmeve ruse (VIDEO)

Aktorja Angelina Jolie ka befasuar ukrainasit, pasi është parë ditën e sotme në Lviv. Ylli i Hollivudit është parë në një kafe në Lviv. Jolie përshëndeti me dorë të pranishmit në kafe të cilët po e filmonin me telefon, madje disa prej tyre i kërkuan edhe autograf.

'Asgjë speciale. Vetëm Lviv. Unë shkova vetëm për të pirë kafe. Thjesht Angelina Jolie. Ukraina po mbështetet nga e gjithë bota”, ka shkruar Maya Pidhorodetska.

 

Ora 15:07
Macron bisedë telefonike me Zelensky-n: Rrisim mbështetjen ukrainase

1651324097_Screenshot2.jpg

Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të rrisë mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Këtë deklaratë ai ia ka bërë homologut gjatë një bisede telefonike me të.

Macron përsëriti "shqetësimin e tij të fortë" për bombardimet e Rusisë ndaj qyteteve ukrainase dhe "situatën e padurueshme" në qytetin port juglindor të Ukrainës, Mariupol, shtoi presidenca franceze në deklaratën e saj.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë, raportoi Reuters.

Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse goditën rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës të shtunën, por nuk arritën të kapnin tre zona të synuara, ndërsa Moska tha se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe dërgesat e armëve në Ukrainë po pengonin negociatat e paqes.

Ora 14:48
Kiev: Moska refuzon korridorin humanitar në Mariupol

1651235083_Screenshot1.jpg

Rusia vazhdon të refuzojë propozimet e Ukrainës për një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga Mariupol. 

Kështu raportohet të ketë thënë këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak. 

"Për ta është simbolike të shkatërrohet Mariupol dhe luftëtarët e regjimentit Azov," tha Podolyak.

Ora 14:42
Bombardimet në Kharkiv, një viktimë dhe 12 të plagosur

1651322877_b7853b798f4a4ad595c2d8969b988402kQGHU334095961921947E526x284CorriereWeb.jpg

Forcat ruse sulmuan fshatin Ruska Lozova, në rajonin lindor të Kharkivit duke marrë jetë e një personi ndërsa 12 të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërsa mbrëmë, një spital, dy ndërtesa apartamentesh nëntëkatëshe u bombarduan në lagjen Nemyshliansky të Kharkiv. 

Pas shpërthimeve banesat kanë marrë flakë, një nga pronarët ka mbetur i plagosur. Strukturat e betonit dhe kornizat e dritareve në një kat të spitalit janë shkatërruar pjesërisht.

Ora 13:19
Britania: Më 9 maj, Putini mund t'i shpallë luftë totale Ukrainës

1651227814_putin.jpg

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se presidenti rus mund të përdorë paradën e Ditës së Fitores së Rusisë më 9 maj për të shpallur mobilizimin masiv të rezervave të tij për një shtytje të fundit në Ukrainë. Në fillim të kësaj jave, ushtria ruse u përfol se ishte e zemëruar që Putini kishte zvogëluar pushtimin e Ukrainës dhe bëri thirrje për një përshkallëzim të ri të konfliktit. Përshkallëzimi që mund të nisë më 9 maj. Wallace shpjegoi se Putini mund t'i shpallte një luftë të re "nazistëve" të botës në paradën, në ditën kur Moska feston fundin e përfshirjes së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore.

Ora 12:13
Azovstal, komandanti i marinës ukrainase i kërkon ndihmë Erdoganit: Na shpëto

1651313626_6303601650964082277.jpg

Komandanti i brigadës së 36-të të marinës ukrainase Sergiy Volynsky (Volyn), i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në TV Habertürk që të zbatojë procedurën e "evakuimet" për ta dhe t'i çojë në Turqi. Këtë e raporton Ukrainska Pravda.

"I dashur president Erdogan po ju drejtohem. Ne kemi 600 ushtarë të plagosur që kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmë. Ne kemi me vete civilë që janë plagosur. Kemi gjithashtu qindra civilë dhe 60 fëmijë që kërkojnë siguri me ne, më i vogli është 4 muajsh, tani i bëj thirrje popullit turk, Presidentit që të zbatojë procedurën e evakuimit për në, të bëjë gjithçka që është e mundur për të sjellë garnizonin e Mariupolit në Turqi, për të na larguar nga Azovstal me garanci sigurie nga pala turke. Ne kemi shumë besim në ndihmën tuaj", ka shkruar ai.

Ora 12:13
Kievi: Rusët kanë goditur autobusë për evakuimin e civilëve

Kievi pretendon se forcat ruse kanë qëlluar mbi dy autobusë për evakuimin e civilëve në Popasna.

Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit të Luhansk, Mykola Khanatov ende nuk ka të dhëna për viktima.

Ora 12:12
Autoritetet ruse: Avioni ushtarak ukrainas ka goditur një fshatin në rajonin e Bryansk

Autoritetet ruse pretendojnë se një avion ushtarak ukrainas ka goditur një fshat në rajonin rus Bryansk të Rusisë. Dy raketa goditën qytetin, njoftoi agjencia Tass , duke cituar guvernatorin e rajonit Alexander Bogomaz.

“Këtë mëngjes një avion i forcave të armatosura ukrainase u zbulua nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore. Në operacionin për parandalimin e hyrjes në territorin rus, dy raketa goditën fshatin Zheça në rrethin Starodubsky”, tha ai, duke theksuar se nuk pati viktima.

Ora 09:34
Përdhunimet e grave në Ukrainë, organizatat bamirëse dërgojnë kontraceptivë në zonat më të prekura nga pushtimi rus

1651304579_1625137389perdhunim.jpg

Organizatat bamirëse po punojnë për të dërguar kontraceptivë në spitalet ukrainase për shkak të raporteve për përdhunimet.

Rreth 3 mijë pako me pilula që konsumohen pas mëngjesit janë dërguar në zonat më të prekura nga pushtimi rus. Pilulat janë siguruar nga Federata Ndërkombëtare e Prindërimit të Planifikuar.

Caroline Hickson thotë: "Nëse keni qenë viktimë e dhunës, është e rëndësishme që ta pranoni atë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse të qenit shtatzënë si pasojë e përdhunimit është tepër traumatike".

Organizata ka dërguar edhe pilula mjekësore për abortin, të cilat mund të përdoren deri në javën e 24 të shtatzënisë.

Ora 09:26
Polonia: Kemi dërguar mbi 200 tanke në Ukrainë 

Polonia ka dërguar mbi 200 tanke T-72 në Ukrainë gjatë javëve të fundit, tha të premten Polskie Radio, radio kombëtare e shërbimit publik të Polonisë. 

Deri më tani, Polonia i ka ofruar Ukrainës pajisje ushtarake me vlerë 1.6 miliardë dollarë, tha javën e kaluar kryeministri polak Mateusz Morawiecki. 

Ora 08:53
Ukraina: Bombardohen 2 shkolla dhe 20 ndërtesa në Luhansk

Ukraine-26-Mar-2022.jpg" style="height:438px; width:780px" />

Dy shkolla dhe 20 ndërtesa banimi janë dëmtuar nga bombardimet e ushtrisë ruse në 24 orët e fundit në rajonin e Luhanskut. Këtë e ka bërë të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale Sergii Gaidai. Dy shtëpi në afërsi të Rubizhnës janë goditur dhe kanë marrë flakë mbrëmë, dy të tjera morën flakë në Novodruzhesk, pesë apartamente u dëmtuan në Hirske dhe 10 të tjera në Orikhhove.

Ora 08:23
Lavrov: Heqja e  sanksioneve pjesë e negociatave të paqes

"Heqja e sanksioneve kundër Rusisë është pjesë e negociatave të paqes mes Moskës dhe Kievit, të cilat vazhdojnë çdo ditë, por janë të vështira", tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua. Më herët presidenti ukrainas, Vlodomyr Zelensky , kishte thënë se sanksionet nuk mund të jenë pjesë e negociatave. Lavrov tha gjithashtu se "për momentin delegacionet ruse dhe ukrainase po diskutojnë një draft të një traktati të mundshëm me videokonferencë".

Ora 07:58
Vijojnë bombardimet nga forcat ruse në Kharkiv

1651298503_wewe.JPG

Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetin Kharkiv, megjithëse Presidenti Zelensky thotë se forcat ukrainase po arrijnë të mbajnë kontrollin e qytetit.

Qyteti ka qenë vazhdimisht nën presionin e forcave të Moskës dhe i nënshtrohet sulmeve të përditshme. 

Një person u vra dhe pesë u plagosën për shkak të sulmeve nga forcat ruse, njoftoi administrata ushtarake rajonale e Kharkiv në Telegram.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 30/04/2022 19:48

    Gabimi eshte i ukraines,,,nuk duhej te NISTE lufte me seperatistet ne luhansk,,duhej te merrej vesh me putinin,,,jo te Benin te fortinn,,,mbaje tani,,,edhe nato nuk duhej afrohej aq shume me polonine,,,,cekosllovaki,,,bullgarine,,rumanine ,,hungarine,,,,republikat balltike,,,.te gjitha keto shtete kane qene ne traktatin e varshaves...nato tani DOLI e PAAFTE per te mbrojtur ukrainen,,,edhe po te sulmoi rusia republikat balltike ,,,nato nuk ia mban te levize as GISHTIN. ...zhelenski te jape menjehere doreheqjen,,dhe te cakto het nje qeveri pro-ruse,,,,qe te pushoje lufta....,

    Përgjigju
    • Artan: 01/05/2022 01:09

      Ik o koqe, filorusi. Rusia do thyeje turinjte sic po e thyen. 20000 mije ushtare vetem nje ushtri afrikane mund te humbe ne 2 muaj dhe nje ushtri qe pretendon te jete fuqia nr. 2 ne bote. Rusia ska bythe te sulmoje asnje shtwt te Natos...Ajo spo I ben ballet Ukraines jo me 28 shteteve.

    • Jari tr*pit: 30/04/2022 21:30

      Zelenski eshte i zgjedhuri i popullit dhe Ukraina eshte vend sovran qe duhet te beje ate qe do populli ukrainas e jo Rusia. Ukraina s’ka asnje faj, vetem Rusia qe eshte agresor ka. Dhe ti je nje cop tr*pi i manipuluar nga propaganda ruse e shkruan budallalleqe ketu

    • Lala: 30/04/2022 21:11

      Na re jari seriozisht e ke dmth.po mir pse nuk po sulmon rusia vendet balltike?po polonin? Ta thot lala se polaku ja ca piten.se vendet balltike kan sisteme raketore e rusi ska cu bo.plus jan te dislokuara mbi 30mij trupa te natos plus ushtrit e letonis lituanis dhe estonis.nuk ka byth rusinte hapet ne luft me te gjith.sa per vende te traktatit te varshaves i bie qe edhe ne te mos ishim ne nato.esht ber gabimi me i madh nga nato po qe nuk futi ukrainen se te jesh i sigurt qe sic po derg arme do dergonin edhe trupa.

  • Maks: 30/04/2022 10:00

    Po keta oligarket shqiptar dhe politikanet tan qe kan vjedh pa hesap kur do vrasin veten qe ti zere mallkimi i popullit

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 30/04/2022 09:09

    Merreni vesh mire zoterinj Putin Lavrov Shoigu dhe ju zonja Zaharova se ne ate ane qe menjanon Amerika anes tjeter i bie pika. Per ju te kater te behet nje Nurenberg dhe tju varin ne litar per krimet qe po i beni Ukraines qe edhe Hitleri po te ishte gjalle do tju kishte zili.

    Përgjigju
    • @Luli: 30/04/2022 21:25

      Putini e ka vendin në Hagë si Milosheviçi. Edhe për Sllobodanin, krimba si ty nuk e besonin

    • Luli: 30/04/2022 10:31

      Kete here nuk do te jete ashtu jo mos e mendoni kaq te thjeshte me Rusine ?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!