Lavrov: Perëndimi nuk donte një zgjidhje paqësore

Lavrov: Perëndimi nuk donte një zgjidhje paqësore

"Perëndimi nuk donte ta zgjidhte situatën në Ukrainë në mënyrë paqësore". Kështu ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në përgjigje të një pyetjeje të gazetës ruse Rbc, pse kriza ukrainase nuk mund të zgjidhej pa ndërhyrje ushtarake. 

“Negociatat me Ukrainën nuk janë të lehta, por ekziston mundësia e një kompromisi: në disa pika marrëveshja është afër”, tha ai, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë “vendimtare” për pozicionin e Kievit.

 “Unë mbështetem në vlerësimet e negociatorëve tanë, të cilët thonë se negociatat nuk po shkojnë mirë për arsye të dukshme, por se ka ende një hapësirë ​​shprese për të arritur një kompromis. 

Situata aktuale është “epokale”, ka një “betejë” se si do të shfaqet rendi botëror, shpjegoi kreu i Diplomacisë së Moskës.

“Ky është një moment fatal, një moment epokal në historinë moderne, sepse pasqyron ‘betejën’, në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale, se si do të duket rendi botëror.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi largimin e gjyqtarit, shtyhet vendimi për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

Kërkoi largimin e gjyqtarit, shtyhet vendimi për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla