Lavrov: Rusia gati të mbështesë nga ajri opozitën siriane

/ATSH-AFP/ - Forcat ajrore ruse janë gati të japin një mbulim ajror për Ushtrinë Siriane të Lirë (ASL), opozita siriane e mbështetur nga perëndimi, në luftën e saj kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS), njoftoi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
"Ne jemi gati të mbështesim opozitën patriotike, përfshirë këtu edhe të pretenduarën Ushtria Siriane e Lirë, që nga ajri", deklaroi ai në një intervistë për kanalin televiziv "Rossiia 1".
Kjo deklaratë vjen menjëherë pas shpalljes dje të një marrëvehsje mes Rusisë dhe Jordanisë, që është pjesë e kolaicionit anti-ISIS që drejtohet nga SHBA-ja, për të koordinuar veprimet e tyre ushtarake në Siri.
Lavrov dhe homologu i tij John Kerry ranë dje dakord për shfrytëzimin e mundësive të reja te mundshme për atë arritur një marrëveshje politike në konfliktin sirian.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit