Lavrov: Rusia me Trump e gatshme
për një raport të ri me SHBA

Lavrov: Rusia me Trump e gatshme<br />për një raport të ri me SHBA
Rusia është e gatshme për një raport të ri më SHBA  është kjo deklarata që ka dhënë ministri i jashtëm Sergei Lavrov duke u  shprehur se është e rëndësishme që të superohet politika antiruse e  presidencës Obamës.

“Ne jemi gati të përshkojmë rrugën tonë  për t'i  çuar marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA në një drejtim më të qëndrueshëm. Nisemi  nga fakti se ne duhet të kemi parasysh se vendet tona luajnë një rol të rëndësishëm  në stabilitetin strategjik të sigurisë dhe zgjidhjes efikase të problemeve kyce në botën moderne” kështu u shpreh diplomati rus i cili ndodhet në Itali ku merr pjesë në forumin mbi Mesdheun.
 
Në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere della Sera Lavrov  pyetet  edhe për dyshimet e forta nëse Moska e ka ndihmuar Donald Trump gjatë fushatës elektorale sic edhe akuzojnë demokratët.
 
Ai shprehet se ishin qytetarët amerikanë atë të cilët e ndihmuan Trump që të bëhej president i tyrre. Edhe një herë ai konfirmoi se  Moska nuk ka ndërhyrë në fushatën presidenciale dhe as në punët e brendshme të Washingtonit.
 
“ Nëse dikush është përpjekur të ndërhyjë ata kanë qënë aleatët e vetë amerikanëve. Shihni dhe rilexoni atë cka shumë lider europianë kanë deklaruar për manjatin përpara votës. Akuzat për hackerat rus që i drejtohen qeverisë sonë tashmë janë bërë të mërzitshme,” shprehet Lavrov.
 
Zgjedhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë i hap rrugë raporteve të reja mes Moskës dhe Washingtonit?, pyet Corriere.
 
Lavrov: Kemi besim se administrata e re nuk do të përsëris të njëjtat gabime të bëra nga administrate që po ikën, e cila aktualisht ka shkatërruar  marrëdhëniet bilateral. Ne jemi të gatshëm  të ndërtojmë një dialog pragmatik me Ëashingtonun.

14 nëntorin e shkuar presidenti  Putin dhe presidenti i zgjedhur Trump biseduan telefonikisht  me qëllimin për të zhbllokuar  raportet mes dy vendeve dhe për të zgjidhur problemet ndërkombëtare, përfshirë edhe kërcënimin terrorist. Urojmë që skuadra e re politike e Trump  të bëjë hapa konkretë  në shërbim të bashkëpunimit konstruktiv. Nëse do të ketë vullnet reciprok do të kemi shumë punë për të bërë.
 
 
 Cilat janë objektivat e Rusisë mbi Sirinë?


Që nga nisja  e krizës siriane, Rusia  gjithmonë ka dashur të mbështesë një zgjidhje diplomatike.Objektivi ynë është që sirianët  të kenë shpresë për një të ardhme më të mirë  në një vend të lirë dhe laik.  
Më se pari  duhet të sigurojmë paqen dhe sigurinë.  Për momentin shumë zona  mbeten në duart e terroristëve.
 
Edhe një herë nënvizojë se konflikti në Siri  nuk mund të zgjidhet vetëm me palën siriane, duhet bashkëpunim. Edhe më herët presidenti Putin është shprehur se nuk ka asnjë qëllim  agresiv në vendet e Lindjes  pjesë të Natos.
 
Por i pyetur se përse  forcat ruse herëpas here përforcohen diplomati përgjigjet:

“Sot jemi përballë  rritjes së fuqisë ushtarake  që nga  mbarimi i luftës së ftohtë.  Në kufijtë rus bëhen stërvitje  të vendeve të bblokut  që kanë shpesh herë qëllime provocative.  

Nato asnjëherë nuk ka ndaluar së qarkulluar forcat e saj në kufijtë rus edhe kur marrëdhnëiet tona kanë qënë në kulmin e tyre.  Por ne jemi të hapur ndaj dialogut dhe bashkëpunimit me Naton  por vetëm kur të kemi plane të përbashkëta barazie  sic shkruhet në dokumentin e këshillit Rusi-Nato".
 
Më tej në intervistën e gjatë Lavrov u pyet për cështjen e Ukrainës  duke u shprehur se nuk është një luftë e hapur por as edhe një paqe.
 
Sipas tij Kiev duhet të  demostrojë vullnet politik dhe se Rusia është e gatshme për bashkëpunim. 

Por përse nuk  Moska nuk i zhvendos  armatimet nga zona orientale e Ukrainës?  Sipas tij këto janë trillime sepse nuk ka ushtarë rusë në kufinj. E në fund ai është pyetur edhe për marrëdhëniet ekonomike me Italinë vend i cili nga ana tjetër përkrah sanksionet ndaj Moskës.

Ai shprehte se shpreson që marrëdhëniet me Romën të zhbllokohen në interes të bashkëpunimit ekonomik dhe se takimi me homologun Gentilioni do të ndihmojë në përmirësimin e raporteve.


Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)