Lazanja me mish pule dhe kërpudha nga zonja Albana

Lazanja me mish pule dhe kërpudha

Përbërësit:

  • 1 pako petë lazanje
  • 350 gr fileto pule
  • 100 gr djathë pice
  • 200 gr kërpudha
  • 1 kokërr qepë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Majdanoz
  • Rigon

Për beshamelin:

  • 50 gr gjalpë
  • 3 lugë gjelle miell
  • 500 ml qumësht
  • Arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë mishin e pulës në ujë të vluar me kripë. Ndërkohë grijmë qepën në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim mirë, më pas shtojmë mishin e pulës të copëtuar në copëza të vogla. E trazojmë vazhdimisht qepën me mishin e pulës duke shtuar në fund kërpudha, kripë, piper dhe rigon. Përgatisim beshamelin duke shkrirë fillimisht gjalpin të cilin e trazojmë për 2 minuta me miellin. Në fund shtojmë qumështin duke e trazuar me telin e vezëve që mielli të mos mbetet me kokrriza. E largojmë nga zjari duke shtuar kripë dhe arrë moskat. Lyejmë tavën ku do të vendosim lazanjën me pak vaj dhe pak beshamel. Vendosim petët e lazanjës dhe më pas shtrojmë mbushjen me mish dhe kërpudha. Mbi mbushje vendosim djathë të thërrmuar dhe pak majdanoz, përsëri disa petë lazanje, beshamel, mbushje dhe në fund përsëri petë lazanje, beshamel dhe djathë të thërrmuar. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin