TIRANË- "Posta Shqiptare ofron aktualisht rreth 90 shërbime dhe 50 % e të ardhurave vijnë pikërisht nga shërbimi postar", deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi. Në forumin me temë "Posta Shqiptare, Sfidat dhe Perspektiva Europiane", zhvilluar me rastin e 9 Tetorit, Dita e Unionit të Përbotshëm Postar, Lazimi, ka rreshtuar ambiciet dhe sfidat e Postës Shqiptare në të ardhmen. Duke vënë në dukje se modernizimi i Postës Shqiptare mbetet një nga sfidat kryesore e përqëndruar në dy dimensione.
"E para ka të bëjë me aspektin e performancës ndaj qytetarëve, dhe këtu kërkohet një partneritet akoma më i ngushtë mes Postës Shqiptare, institucioneve apo korporatave publike, sikurse qytetarëve të thjeshtë, sepse normalisht në fokus të shërbimit postar në të gjithë botën është afërsia me klientin edhe në skajin më fundor.
Sipas Lazimit, një aspekt i dytë ka të bëjë me faktin se "duhet të kuptojmë që ne nuk jetojmë në një ishull të izuluar, Postat kudo në rajon dhe në botë po shikojnë mundësisë se si të diversifikojnë portofolin e tyre të shërbimeve, duke pasur parasysh që me globalizimin, dixhitalizmin e teknologjisë, me risitë e reja teknologjike, kuptohet që mënyra e komunikimit tradicional përmes postës, përmes shërbimit postar tradicional, sa vjen dhe ka një rëndësi më të vogël kur bëhet fjalë për të ardhurat financiare", tha Lazimi.
Në këtë këndvështrim, Lazimi, theksoi se edhe Posta Shqiptare duhet të ripozicionohet, dhe do t'i duhet të rifokusohet pikërisht mbi bazën e këtyre trendeve botërore." Posta Shqiptare ndër vite ka arritur të diversifikojë portofolin e shërbimeve. Sot që po flasim 50 % e të ardhurave vijnë nga shërbimi postar dhe mbi 50 % vijnë nga shërbimi financiar dhe bankar, që ka të bëjë me shumë shërbime të tjera që ofrohen për qytetarët, duke filluar me arkëtimet, apo shërbime të ndryshme. Përpos shërbimit postar, një rol të rëndësishëm merr edhe shërbimi financiar bankar, theksoi Lazimi.
Dita Botërore e Postave festohet çdo 9 tetor, pikërisht na datën e krijimit të Unionit të Përbotshëm Postar (UPU) në 1874 në kryeqytetin Zviceran ,Bern. Kjo ditë është deklaruar si Dita Botërore e Postave nga Kongresi i UPU-së, mbajtur në Tokio të Japonisë në 1969.
Mbi anëtarësimin e Postës Shqiptare në UPU
Pas shumë e shumë përpjekjesh nga ana e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit, për njohjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtarë, evidentohet fakti se më 7 korrik të vitit 1913, kjo qeveri paraqiti kërkesën zyrtare për t'u anëtarësuar në Unionin e Përbotshëm Postar dhe Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, anëtarësim i cili u bë i munduar në vitin 1922./ATSh/
/Shqiptarja.com