Lazio është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë për edicionin 2017/2018. Në ndeshjen çerekfinale luajtur mbrëmjen e djeshme në Olimpico, Lazio mposhti 1-0 Fiorentinën falë golit të shënuar nga Senad Lulic në minutën e 5-të. Bardhekaltërit patën rast për të dyfishuar rezultatin ndërsa në rastin më të mirë të Fiorentinës Strakosha i thotë “Jo” miqve.
Lazio në gjysmëfinale do të përballet me fituesen e çiftit Milan-Inter. Derbi i Milanos për Kupë luhet sonte në 20:45 në një ndeshje ku asnjëra nga skuadrat nuk duhet të gabojë . Nuk është thjeshtë një çerekfinale Kupe por një ndeshje që mund të vendosë sezonin.
/Shqiptarja.com

Gattuso e sheh Milan-Inter si një finale Botërori ndërsa Spalleti thotë se nuk është një ndeshje normale dhe se do të japë gjithçka për të fituar.
d.c./shqiptarja.com