PRISHTINE - Koalicioni LDK AAK NISMA, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e pezullimit të përkohshëm të zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 17 Korrik 2014. Në një njoftim zyrtar koalicioni LDK-AAK-Nisma shprehet se e respekton këtë akt të Gjykatës Kushtetuese dhe pret nga ajo që të dëshmoj profesionalizëm dhe paanshmëri në vendimin final.
“Koalicioni LDK AAK NISMA është i bindur se vendimi i 83 deputëteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e reflekton masën dërmuese të populit të Kosovës dhe pret që ky vullnet të njihet nga të gjitha institucionet Kushtetuese. Koalicioni LDK AAK NISMA së bashku me partnerët e tjerë do të punojnë për funksionalizimin sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve të vendit”, thuhet në një njoftim për media nga LDK-ja.
Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi për masën e perzullimit të përkohshëm të Isa Mustafës nga detyra e tij si Kryetar i Kuvendit, deri në një vendim përfndimtar që pritet të jepet brenda 18 shtatorit, duke pezulluar kështu edhe krijimin e qeverisë së re të Kosovës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com