LDK-AAK-NISMA s’pranojnë dy
kushtet e VV për dialog me Serbinë

LDK-AAK-NISMA s’pranojnë dy<br />kushtet e VV për dialog me Serbinë
PRISHTINE- Blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma nuk i kanë pranuar dy kushtet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë dhe privatizimin. 

Burime nga tavolina e bisedimeve te këto parti politike kanë bërë me dije se pas konsultimeve edhe me faktorin ndërkombëtar, Vetëvendosjes i është bërë me dije se duhet të heqë dorë nga pretendimi për udhëheqjen e dialogut me Serbinë dhe rishikimin e marrëveshjeve, si dhe duhet të zbrapset nga kërkesa për stopimin e privatizimit dhe rishikimin e tërësishëm të tij, shkruan "Tribuna".

"Nëse këto kushte i pranon Vetëvendosje, atëherë blloku i treshes LDK, AAK dhe Nisma do të jetë në gjendje të nënshkruajë marrëveshjen e koalicionit qeverisës edhe me Vetëvendosjen", kanë thënë këto burime.

Marrë nga "Tribuna"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital