Kosovë, AAK e PSD me koalicion parazgjedhor. LDK dhe Vetëvendosje, ndarazi në zgjedhje

Kosovë, AAK e PSD me koalicion parazgjedhor. LDK dhe Vetëvendosje, ndarazi në zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje, diskutuan edhe të premten për një marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e 6 tetorit, por, përpjekjet dështuan për shkak të mospajtimeve rreth kandidaturës për postin e kryeministrit.

Në mesnatën e së premtes përfundoi afati për regjistrimin e koalicioneve dhe të dyja këto parti sikurse edhe Partia Demokratike e Kosovës, shkojnë në zgjedhje të vetme.

Deri në përfundim të afatit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar dy koalicione parazgjedhore të partive politike shqiptare: koalicioni i Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re dhe ai ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate si dhe dy koalicione të partive politike të pakicave kombëtare.

AAK e PSD me koalicion parazgjedhor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një koalicioni parazgjedhor.

Kjo është marrëveshja e parë e tillë e arritur në Kosovë ku tashmë partitë politike po bëhen gati për zgjedhjet e reja, ndonëse ende nuk është marrë vendimi për shpalljen e tyre.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i Partisë Socialdemokrate, shpend Ahmeti tha se këto dy parti do të garojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme. “Ky është një bashkëpunim edhe politik edhe zgjedhor, duke marrë parasysh disa vija të bashkëpunimit që i kemi pasur edhe në vitet e kaluara, por që janë zgjeruar në fusha të tjera, me të cilat do të garojmë bashkë me një program të përbashkët qeverisës”, tha ai.

Partitë politike kanë afat regjistrimi deri më 6 shtator

Ndërkohë ambasadorët e pesë vendeve kryesore euro-perëndimore në Prishtinë, u bënë thirrje të premten partive politike në Kosovë që të krijojnë një mjedis të qetë e të sigurt për zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa qytetarëve që të refuzojnë siç thuhet kriminelët me votën e tyre.

Përmes një komunikate, diplomatët thanë se presin shmangien e keqpërdorimeve të votës dhe frikësimet e kandidatëve dhe votuesve serbë të Kosovës që nuk ishin të rreshtuar me Listën Serbe në zgjedhjet e kaluara. Po ashtu në komunikatë kërkohet që të shmanget çdo formë e trysnisë qoftë ndaj votuesve apo medieve.

Zgjedhjet dhe formimi i qeverisë së re ofrojnë një mundësi për rifillimin urgjent të bisedimeve me Serbinë me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme, dhe ligjërisht të detyrueshme që i kontribuon qëndrueshmërisë rajonale, thuhet në komunikatë, ndërsa kërkohet edhe shmangia e retorikës populiste e nacionaliste.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, shkroi të premten se është “i shqetësuar me thashethemet se disa parti politike tashmë kanë nisur që përmes frikësimit dhe taktikave të fshehta të zvogëlojnë konkurrencën për zgjedhjet parlamentare në Kosovë”.

Kosova do të votojë më gjashtë tetor në zgjedhjet e parakohshme që pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Këto zgjedhje shihen të rëndësishme për Kosovën për shkak të sfidave me të cilat pritet të përballet qeveria e re, posaçërisht me çështjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe ripërtëritjen e bisedimeve te pezulluara me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është edhe kusht për integrimet evropiane të tyre.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 02/09/2019 13:47

    Flitet e shkruhet per kualicion te dnr yshme,te githa jane vetem interes I ngushte grupor per te aardhur ne pushtet,Kualicioni premtues e garantues per Kosoven dhe popullin e saje, eshte vetem PDK-LDK, Kur eshte populli dhe vendi ne pyetje,nuk duhet shikuar leverdite personale e grupore,Keto dy subjkete me tradita politike,ushtarake e shtetformuese premtojnee nje zhvilim normal,nje siguri te natyrshme dhe shtetzhvillim pozitiv.Ne te kuderten,do h kon sic ka shkuar,ndoshta edhe me keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë