/ATSH/.-Lidhja Demokratike e Kosovës dënoi të hënën përmes një komunikate për shtyp aktet e dhunës së ushtruar të shtunën ndaj institucioneve. "LKD e njeh të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shpehur opinionet për të gjitha çëshjet me interes publik, konform normës kushtetuese dhe ligjeve të Republikës së Kosovës. LDK konsideron se e drejta e protestës nuk mund të përdoret për të sulmuar, cënuar institucionet dhe për të rrezikuar sigurinë e Republikës së Kosovës", thueht në komunikatë. Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme shfytëzimin e të drejtës së protestës për të ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, medieve dhe për të nxitur urrjetje ndëretnike.

Më tej LDK konsideron se, në përputhje me Ligjin për Tubimet Publike, për dhunën dhe aktet vandale përgjegjës janë organizatorët e protestës. Ajo u kërkoi institucioneve përgjegjëse që të zbardhin ngjarjen dhe që të garantojnë sigurinë e qytetavëre, objekteve publike, pronës publike dhe pronës private.

Lidhja Demokratike e Kosovës i jep mbështetje të plotë Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ruajnë rendin kushtetues, që të punojnë në përputhje me normat kushtetuese dhe në interesin e të gjithë qytetarëve të vendit, pa asnjë dallim, citohet komunikata e shpërndarë për mediat.