Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim liderët e partive politike, me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve të reja.
Sipas mediave të Kosovës, takimi do të zhvillohet ditën e martë dhe do të nisë nga ora 09:00 i mëngjesit.
Në takimin mes krerëve të partive politike dhe Haxhiut pritet të adresohet çështja e ngërçit institucional të krijuar nga mos-konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se në seancën e parë konstituive, pas betimit të deputetëve të Legjislaturës së XI-të, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për emrin e kryetarit të Kuvendit.
Edhe në seancën e dytë konstituive u përsërit e njëjta gjë. Ndërkohë ditën e djeshme, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia që ai drejton do të hiqte dorë nga posti i Presidentit dhe pjesëmarrja në qeveri dhe do të kontribuonte në zgjidhjen e krizës poltike në Kosovë, duke dhënë mbështetjen për një president a-partiak.
Lajmi kryesor:
Kriza politike në Kosovë/ Opozita hyn në parlament pa seancë: Kurti uzurpues! Hamza: Vetëvendosja ka shkelur qëllimisht afatet kushtetuese









