Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuarse deputetët e partisë do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe do të votojnë kandidatin që Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë për kryetar, si edhe kandidatët për nënkryetarë. “Ne si LDK e votojmë”, tha Haziri në një emision televiziv, duke shtuar se ka qenë gjithmonë në favor të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit mes partive politike.


Lajmi kryesor:

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, Haxhiu rikandidohet për kryetare, Çitaku për nënkryetare! LDK: Votojmë propozimin e Vetëvendosjes! Aleanca bojkoton