LDK-LVV kërcënojnë me zgjedhje të reja, ‘Nyja Gordiane’ mbetet posti i Presidentit

LDK-LVV kërcënojnë me zgjedhje të reja, ‘Nyja Gordiane’ mbetet posti i Presidentit

Në Kosovë bisedimet për krijimin e qeverisë së re mes Lëvizjes Vetëvendosja dhe LDK kanë ngecur në vend.

Edhe pse dy liderët e forcave politike, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar javën që shkoi thuajse çdo ditë, ata nuk kanë mundur të dakordohen për ndarjen e dy posteve të rëndësishëm siç janë kryetari i Kuvendit dhe Presidenti.

Për postin e spikerit të Parlamentit, Kurti është shprehur se është i hapur për ta diskutuar ndërsa posti i Presidentit sipas tij, është një figurë që përfaqëson unitetin e popullit”, emër që nuk duhet të jetë nga rradhët e partive dhe se është ende herët për të paracaktuar emrin e tij.

Dy liderët, duke ushtruar presion mbi njëri tjetrin, janë shprehur se nëse nuk do të ketë marrëveshje, vendi do të duhet të shkohet në zgjedhje sërish

Ambasadorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe gjithashtu kanë bërë thirrje që LVV dhe LDK të formojnë sa më shpejtë qeverinë ndërkohë që Presidenti Thaçi ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor.

Peshës së ngërçit politik në Kosovë, i janë shtuar edhe grevat e sistemit të Arsimit dhe Shëndetësisë, të cilat kanë kërcënuar me grevë të përgjithshme kundër pezullimit të zbatimit të ligjit për pagat.

Pezullimi që do të jetë në fuqi deri më 30 mars të vitit 2020, u vendos nga Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së Avokatit të Popullit, për “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën.

Punonjësit të sistemit të arsimit dhe Shëndetësisë janë shprehur kundër ligjit të ri për pagat, i cili sipas tyre është diskriminues.

Zhvillime të tjera

Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit si kryetar i PSD-së në Prishtinë, me arsyetimin se ai ishte përgjegjës si kryetar i kësaj partie për zgjedhjet e 6 tetorit, Dardan Molliqaj (i cili është bashkëshorti i ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini) është zgjedhur për të drejtuar këtë forcë politike.

Në fjalimin e tij të parë si kryetar, Molliqaj tha se është i vetëdijshëm që po merr drejtimin e PSD-së në një moment shumë të vështirë, por sipas tij mori këtë vendim pasi është i bindur se pas një dështimi, siç ishin zgjedhjet e 6 tetorit, është gjithmonë një fillim i ri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)