“21” i Adele, më i preferuari në Amerikë

“21” i Adele, më i preferuari në Amerikë
Ndonëse është hedhur prej kohësh në treg, albumi “21” i këngëtares britanike, Adele mbetet ende më i preferuari për publikun.
Të dhënat e fundit që mbërrijnë nga tregu amerikan, thonë se ky album në dy javët e para të këtij muaji ka regjistruar shitje rekord duke mbetur në vendin e parë me mbi 115 mijë kopje të shitura.
“Bill Board” ka bërë me dije se albumi “21” i Adele ka qëndruar në vendin e parë ndër albumet më të mira dhe për një kohë më të gjatë se çdo album tjetër i publikuar deri më tani.
Albumi përmban hite si “Rolling in the deep”, “Someone like you” dhe “Set fire to the rain”, etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024