“3 lëndë në 6 orë”, Nikolla sherr
me Vokshin në komision/ Debati

“3 lëndë në 6 orë”, Nikolla sherr<br />me Vokshin në komision/ Debati<br>
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla raportoi në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për nismën “Tri lëndë në gjashtë orë” e cila do të praktikohet që nga data 1 shkurt në arsimin parauniversitar. Albana Vokshi kërkoi shpjegim se cili e propozoi këtë nismën dhe nëse është e konsultuar duke u shprehur skeptike që nis të aplikohet në mes të vitit shkollor.

Ministrja shpjegoi arsyet e vendimit. “Nga raportimet e shkollave u kërkua adresimi për ngarkesën e mësuesit dhe shqetësimi i prindërve për ngarkesën dhe peshën e çantave. Këto probleme kanë filluar që në shtator” tha ajo. 

Debati në Komision
Albana Vokshi: Kush e propozoi këtë nismën? Kush është grupi i punës, me cilin jeni konsultuar?

Lindita Nikolla: Është një instrument që ndihmon, mbingarkesa u pohua edhe nga prindërit. Erdhi si një cështje që kërkon zgjidhje mbingarkesa lëndore, por edhe pesha e çantave, që ka çuar edhe në sëmundje të nxënësit. Në portal erdhi një propozim për nismën “3 lëndë në 6 orë”, grupi i mësuesve analizoi problemin. Thërrisni grupin e mësuesve dhe prindërve që e kanë propozuar nëse nuk besoni. Në shtator-tetor filluan diskutimet në cdo shkollë

PD, Luan Baçi: Mua nisma më ka pëlqyer duke ditur ngarkesën e nxënësve, nuk mund të jem hipokrit. Shqetësimi im është se pse fillon në mes të vitit mësimor.

Albana Vokshi: Po grupin e punës e keni ngritur në nëntor, po të cedojnë datat, ju nuk dini të qeverisni, dhe si të nxirrni urdhrat. Ju akoma nuk keni mësuar si të hartoni urdhrat, cdo gjë e keni në shkelje.

Deputeti Ismet Beqiraj: Kemi 6 muaj që të durojmë që thua gjëra s’kanë lidhje

Albana Vokshi: Mos e rrëmbe mikrofonin ashtu…Çfarë thua more? Mos bëj zhurmë kot tani..

Albana Vokshi: Ministre, në 9 janar, kryeministri juaj dhe i joni tha se kemi diskutuar për nismën. Pra, ka ardhur nga portali, zonja mësuese, ministres ish-mësuese, pasi ndryshe ka folur kryeministri. Unë i besoj kryeministrit, që tha propozimi ka ardhur nga një zonja. 

Lindita Nikolla: Jam e kënaqur me nismën e mësueseve, ju (Vokshi-Boçi) bëtë një duet këtu...

Albana Vokshi: Ashtu si ju çift me kryeministrin, ne bëjmë duet...Këtu na thuaj nëse mësuesit janë testuar para apo pas  10 janarit

Lindita Nikolla: Mësuesit janë trajtuar pas datës 10 janar. Nga raportimet e shkollave kërkohet adresimi për ngarkesën e mësuesit dhe shqetësimi i prindërve për ngarkesën dhe peshën e çantave. Këto probleme kanë filluar që në shtator. Nisma lehteson mesuesit dhe nxenesit.

Nikolla: Kemi marrë eksperiencën e Greqisë, Italisë, Finlandës apo Holandës

Vokshi: Nuk është aspak e vërtetë, këto vende nuk e kanë kështu 

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë