“7 gjëra konkrete në 7 ditë”, Veliaj
bën bilancin e javës së dytë të punës

TIRANË - Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar përmes rrjetit social “Facebook” bilancin e javës dytë, prej ditës që ai ka marrë drejtimin e kryeqytetit.
 
 “Bashkia e Tiranës në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës me nga një punë konkrete”.- shkruan Veliaj në Facebook duke postuar edhe një foto ku radhit arritjet e kësaj jave.
 
Sipas pikave të publikuara prej tij, bashkia shpërndau 242 banesa sociale, riparoi Bulevardin dhe pastroi urat e Lanës.
 
Gjithashtu, nisi puna për rregullimin e shtratit të Lanës, u riparua Piramida dhe parku përreth saj.
 
Veç të tjerash, nisi lirimi i hapësirave publike në njësinë nr. 5, liqeni i Kasharit u konsiderua parku i tretë i Tiranës, dhe filloi asfaltimi i rrugëve të qytetit.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj