Më thirrjet e tyre, thuhet se: “Ne ndahemi thelbësisht nga parimet politike të kësaj qeverie që kërkon të ngrejë një regjim TEOKRATIK ku autoriteti i saj dhe udhëheqja e popullit i janë dhënë prej zotit ku në fakt e ka prej votës. Ne do të protestojmë për cinizmin që Qeveria ka treguar në raport me ish të përndjekurit politik me sjellje krenarie të vazhdimësisë diktatoriale”.
Partia Republikane nga ana e saj, thotë se: ”Askush nuk duhet të jetë mbi kushtetutën dhe ligjin as kryeministri asnjë zyrtar dhe qeveritar sado pushtet e pasuri të ketë. Ne republikanët besojmë se të gjithë të bashkuar do mundim dyshen Rama -Meta të gjithë një zëri do çojmë vendin në atë që është e domosdoshme për të dalë nga kjo gjendje e mjeruar do shkojmë me një qeveri teknike në zgjedhje të parakohshme”.
Thirrjet për mbështetje kanë ardhur 24 orë përpara mbajtjes së kësaj proteste, e cila, sipas Partisë Demokratike, do të jetë e pandalshme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)